Page 48 - Demo
P. 48


                                    MËSIMI46 Muzika 78 “EKSPLOROJ”Dëgjo këngën dhe diskuto  Ç’do të thotë për ty fjala eksploroj?- I -Sot më erdhi një ftes’:Mir’se vjen mikja jon’!Kemi fest’ në bregdet,në facebook më lajmërojn’.Menjëher’ i bëra like, like, like.E shpërndava anemban’,la, la, la, la, la!Lajmërova miq të tjer’;i bëj sharenë facebook e instagram.Zgjerojmë njohuritë muzikore...- Refreni -Sa her’ vera vjen,botën eksploroj.Me avion e tren, në çdo vend un’ shkoj.Takoj miq e shok’,interneti sa na afron.Po na pret festa jon’.Edmond Zhulali është kompozitor, orkestrues dhe producent muzikor. I dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, ai është kompozitori i parë shqiptar pjesëmarrës në Festivalin Evropian të Këngës. Me muzikën e tij dhe tekstet e poetit Agim Doçi, ai e ka përfaqësuar dy herë Shqipërinë në këtë festival, përkatësisht në vitet 2004 dhe 2009, me këngëtaret Anjeza Shahini dhe Kejsi Tola. Së bashku me këta artistë, Edmond Zhulali arriti ta kualifikojë Shqipërinë deri në fazën finale. Në muzikën simfonike, ai ka kompozuar: suitë simfonike, koncert për trombë e piano, albume për piano; muzikë për dramë, teatër kukullash, orkestrale të ndryshme, si dhe muzikën e filmave “Dashuri në bjeshkët e namuna”, “Pas 100 vjetësh rrugëtim”. Mbi 30 albume muzikore janë krijuar, përpunuar dhe orkestruar prej tij, në bashkëpunim me këngëtarët më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare. Ka marrë pjesë në shumë festivale të zhvilluara në Shqipëri, si: Festivali i Këngës në RTSH, festivalet e këngës për fëmijë në Shkodër, Tiranë, Kosovë, Maqedoni etj., ku ka fituar çmime të ndryshme. Në vitet 1998-1999, ai kompozoi muzikë edhe për ngjarjet e luftës së Kosovës. Janë mbi 100 këngë të realizuara vetëm në dy vjet, të cilat u bënë frymëzuese për popullin e Kosovës, si: \
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52