Page 60 - Demo
P. 60
MËSIMI58 Muzika 7 1 KLASIFIKIMI I ZËRAVE Dëgjo dhe zhvillo më tej njohuritë Duke dëgjuar fragmentin muzikor nga opera “Bohema” e Xhakomo Puçinit, identifiko disa lloje zërash dhe diskuto karakteristikat e tyre me shokët.Zëri i njeriut është instrumenti i parë muzikor. Çdo instrument muzikor prodhon tingullin e tij, por më i rëndësishmi është tingulli që prodhohet nga aparati i të folurit. Ky aparat është një mekanizëm fiziologjik, i përbërë nga disa organe, që mundësojnë formimin e tingullit vokal. Ashtu sikurse instrumentet muzikore, edhe zëri i njeriut klasifikohet në bazë të cilësisë dhe të shtrirjes së tingujve që ai prodhon. Zërat ndahen në: Zërat femërorë, nga zëri më i lartë deri te më i ulëti.Soprano më i larti nga të gjithë zërat Mexosoprano më i ulët se zëri i sopranos Kontralto më i ulëti nga zërat femërorë Zërat mashkullorë, nga zëri më i lartë deri te më i ulëti Tenor më i larti nga zërat mashkullorë Bariton më i ulët se zëri i tenorit Bas më i ulëti nga të gjithë zëratMësokanalet e hundësqiellzagjuhalaringukordat vokaletrakeaezofagubronketpulmonetsopranomexosopranokontraltoZërat femërorëZërat mashkullorëbasbaritontenorZërat e fëmijëve (zëra të bardhë) Zërat e fëmijëveKordat vokale te fëmijët janë të ndryshme, por kur ata këndojnë, kordat e tyre të holla dhe elastike bëjnë që zëri të dalë i lartë dhe i kristaltë e të mos dallohet zëri i djemve nga ai i vajzave. Me kalimin e viteve, mbi moshën 14-15 vjeç, zëri i djemve bëhet më i trashë, sepse kordat vokale e humbin elasticitetin dhe zëri kalon në intonacion më të ulët, ndërsa zëri i vajzave nuk ndryshon shumë, sepse kordat vokale e ruajnë elasticitetin e tyre. Zërat e fëmijëve i quajmë ndryshe zëra të bardhë, sepse kanë një timbër të lartë dhe të qartë.

