Page 61 - Demo
P. 61
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 59Inva Mula lindi në Tiranë në vitin 1963, në një familje artistësh. Pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ajo spikati menjëherë në skenën shqiptare dhe në ato botërore, ku këndoi në mjaft role në operat: “Berberi i Seviljes” Rosini, “Traviata” Verdi, “Bohema” Puçini. Inva Mula ka kënduar me tenorin e madh Plaçido Domingo, në një nga koncertet e saj. Ajo ka fituar çmimin “Baterflai” në Japoni, i cili u jepet sopranove më të mira të botës. Sot, Inva Mula vazhdon të këndojë me sukses në skenat e mëdha ndërkombëtare.Nexhmije Pagarusha lindi në vitin 1933, në Pagarushë të Kosovës. Ajo ka shkëlqyer në muzikën operistike, muzikën e lehtë dhe atë popullore. Nga kritikët është cilësuar me epitete të ndryshme si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e këngës shqipe, Primadona e melosit popullor, Fyti i kristaltë etj. Majat më të larta i arriti me këngën “Baresha”, të kompozuar nga Rexho Mulliqi. Ajo është quajtur “legjenda e gjallë e këngës shqiptare”.Gaqo Çako, “Artist i Popullit”, lindi më 24 janar 1935. Ai është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës operistike. Studioi për kanto në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Në vitin 1961 u emërua tenor i përhershëm në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Sukseset e njëpasnjëshme në operat “Traviata” Verdi, “Bohema” Puçini, “Rigoleto” Verdi, “Norma” Belini etj., si dhe në operat shqiptare “Mrika” P. Jakova, “Lulja e kujtimit” K. Kono, “Skënderbeu” P. Jakova, “Toka jonë” P. Gaci, e bëjnë atë një nga tenorët më të shkëlqyer shqiptarë. Gaqo Çako ka interpretuar në të gjitha llojet e muzikës vokale. Mentor Xhemali (Gega) “Artist i Popullit”, lindi në vitin 1924, në qytetin e Përmetit. Pas çlirimit ndoqi Konservatorin e Moskës, bashkë me këngëtarë të tjerë shqiptarë. Në provimet e kantos, të gjithë pedagogët mbeteshin të mahnitur nga zëri dhe intuita e tij muzikore. Në vitin 1952, këngëtari M. Xhemali fitoi Çmimin e Artë në Vjenë, në konkursin e këngëtarëve lirikë. Ai ka interpretuar në mjaft opera shqiptare dhe të huaja; ka kënduar këngë të muzikës së lehtë, si “Për ty atdhe”, por edhe këngët popullore: “Mora rrugën për Janinë”, “Zura një bilbil me vesë” etj. Mentor Xhemali vdiq në Tiranë, në vitin 1992.Zgjerojmë njohuritë muzikore...

