Page 65 - Demo
P. 65
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 63Krijo portofolin tëndGjej në internet informacione për historikun e krijimit të instrumenteve të ndryshme muzikore. Pjotër Iliç Çajkovski, lindi më 7 maj të vitit 1840. Ishte një kompozitor i madh i muzikës romantike, si dhe dirigjent e pedagog. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus, si dhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat më të njohura të këtij kompozitori janë: baleti “Liqeni i mjellmave”, “Bukuroshja e fjetur”, “Arrëthyesi”, opera lirike “Eugen Onegini”, simfonia Nr. 6 “Patetika” etj. Prej tij ka mbetur edhe aforizmi: “Përsëritja është nëna e dijes”. Vdiq më 6 nëntor, 1893.Pjetër Gaci, “Artist i Popullit”, lindi në Shkodër, më 1931. Në qytetin e lindjes, ai u njoh me muzikën dhe kultivoi pasionin e tij të hershëm. Studioi për violinë në Liceun Artistik të Tiranës dhe më pas vazhdoi studimet në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Punoi si pedagog i violinës në Tiranë dhe në Shkodër. Vuri në skenë koncertin e parë shqiptar për violinë dhe orkestër. Ka krijuar shumë vepra muzikore, si: operat “Toka jonë” dhe “Përtej mjegullës”; koncerte për violinë, valle simfonike, baladë për violinë e piano, si dhe këngë të muzikës së lehtë e këngë për fëmijë. Ndër krijimet e tij më të njohura veçojmë: “Për ty Atdhe”, “Gryka e Kaçanikut”, “Si lule maraku” etj. Vdiq në vitin 1995, në qytetin e lindjes.Prenk Jakova, “Artist i Popullit”, lindi në Shkodër, më 27 qershor të 1917-ës. Që në moshë të re mori pjesë në jetën artistike të qytetit. Studioi muzikë me kompozitorët e njohur, Martin Gjoka dhe Zef Kurti. Ishte instrumentist shumë i mirë në kitarë, klarinetë e fizarmonikë. Në vitin 1941 kompozoi një melodramë për fëmijë, ku u dukën edhe prirjet e para për muzikën skenike. Pas shfaqjes folklorike “Dasma shkodrane”, si dhe veprës muzikore “Dritë mbi Shqipërinë”, autori iu përkushtua krijimit të operës “Mrika”. Opera “Mrika” u shfaq për herë të parë në Shkodër, më 1958-ën. Kompozoi operën “Gjergj K. Skënderbeu” në vitin 1968. Ka shkruar suita për kor, kantata, pjesë për bandë e orkestër dhe shumë vepra të tjera. Vdiq në Shkodër, më 16 shtator 1969. Verifiko njohuritë Dëgjo fragmentet muzikore dhe klasifiko instrumentin me të cilin luhet muzika. 1. Koncerti për violinë dhe orkestër (P. Gaci). 1. 2. Simfonia Nr. 4 – oboe (P. I. Çajkovski). 2. 3. Opera “Mrika” – timpan (P. Jakova). 3. Zgjerojmë njohuritë muzikore...

