Page 66 - Demo
P. 66


                                    MËSIMI64 Muzika 73 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Duke dëgjuar “Simfoninë Nr. 5” të Bethovenit, përcakto instrumentin që të pëlqen më shumë. Violina është një instrument muzikor me tela, që bën pjesë në grupin e kordofoneve dhe veglave me hark. Ky instrument e nxjerr tingullin nëpërmjet fërkimit të harkut me telat. Violonçeli është një instrument, i cili ndryshe nga violina që mbahet e shtrënguar poshtë mjekrës, mbështetet në tokë mbi një bisht të posaçëm. Tingujt e violonçelit janë më të ulët sesa ata të violinës.Kontrabasi është instrumenti me përmasat më të mëdha nga të gjitha instrumentet me hark. Prandaj, instrumentisti luan gjithmonë në këmbë ose i ulur në një karrige të lartë. Tingujt e këtij instrumenti janë kumbues dhe të ulët. Pianoja (pianoja me bisht ose e shtrirë) është një instrument i mbështetur mbi tri këmbë me rrota. Ajo prodhon tinguj më të fortë dhe u përgjigjet të gjitha kërkesave për një ekzekutim më të saktë të pjesës muzikore.Flauti është një instrument prej metali, në formë cilindrike. Ai bën pjesë në familjen e instrumenteve aerofone. Pavarësisht materialit prej të cilit përbëhet, flauti hyn në orkestrën e instrumenteve frymore, të drunjta. Tingujt e tij janë të qartë, të ëmbël dhe shprehës.Tromba është një instrument frymor, që përbëhet nga një tub i gjatë prej bronzi rreth 40 cm. Mbi trupin e tubit të saj janë vendosur tre pistona, të cilët kur shtypen, nxjerrin tinguj të ndryshëm.Klarineta është një instrument që bën pjesë në familjen aerofone. Tingujt e saj të ngrohtë e dallojnë nga veglat e tjera frymore.MësoKARAKTERISTIKAT E INSTRUMENTEVE ëmbë osembuesnt i Violina ëdhe veglavharkutVihofoneve ët em.aprej të cilit drunjta. Tingujt e tij erofpTingujtKontrinstrui uludhe tPiambëfortëviolinaviolonçelikontrabasipianojatrombaflautiklarineta
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70