Page 67 - Demo
P. 67
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 65Tamburi është një instrument muzikor dhe bën pjesë në grupin e membranofoneve. Ai është i përbërë nga trupi apo kasa cilindrike prej druri ose metali, me membranë prej lëkure të tendosur në të dyja anët, që goditen me dy shkopinj. Ekzistojnë shumë lloje tamburesh në forma e përmasa të ndryshme. Timpani është një instrument në formën e enës gjysmësferike prej metali dhe me membranë prej lëkure të tendosur mirë. Intonacioni që prodhohet nga timpani kur përdoret pedali, është i lehtë.Grankasa është një tambur i madh dhe mbahet në pozicion vertikal. Tingulli i saj prodhohet nga goditjet e membranës me anë të topuzit, i cili ka në majë një kokë relativisht të madhe, të mbështjellë nga një material i butë. Nëpërmjet goditjeve krijohen tinguj të veçantë, të cilët i ngjajnë oshtimës së bubullimës në largësi.Ksilofoni bën pjesë tek instrumentet muzikore me goditje, të cilat hyjnë në grupin e idiofoneve. Ai është një instrument solistik, i përbërë nga një radhë pllakash druri me gjatësi të ndryshme, të cilat goditen me dy shkopinj. Poshtë çdo pllake ndodhet një tub metalik.Triangoloja është një instrument prej çeliku, në formën e trekëndëshit. Ajo përdoret edhe nga fëmijët për shoqërimin e këngëve ose lojërave të ndryshme.Kambana është një instrument idiofon. Ajo përbëhet nga tuba cilindrikë prej bronzi, me gjatësi të ndryshme, të cilët janë të varur në një tub metalik. Goditja e tubave prodhon tingujt e kambanës.Verifiko njohuritë Dëgjo fragmentet muzikore dhe përcakto instrumentin me të cilin ekzekutohet muzika. 1. Karnavalet e kafshëve “Fossili” (Sen Sans). a. .2. Bolero (M. Ravel) b. .3. Koncert për piano (F. Ibrahimi) c. .4. Cuca e maleve (N. Zoraqi) d. .5. Sonata e hënës (L.V. Bethoven) e. .6. Sonatë Nr. 2 në Do+ (N. Paganini) f. .. eji qëGvdëshit. Ajo rave të nKamcilinnë nKrijo portofolin tëndKrijo CD-në ose playlist-ën tënde me pjesë muzikore të ekzekutuara nga instrumentet e mësuara. tamburitimpanigrankasaksilofonikambanatriangoloja

