Page 68 - Demo
P. 68
MËSIMI66 Muzika 7 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Duke dëgjuar fragmentin muzikor “Për Elizën” të Bethovenit, përcakto instrumentin që dëgjon. Pianoja është ideuar më 1711-ën, nga Bartolomeo Kristofori, i cili ishte nga Padova e Italisë. Në fillim është quajtur klaviçembal, për shkak se krijonte tinguj me intensitete të ndryshme. Instrumenti i klaviçembalit ka pamjen e pianos me bisht. Origjina e tij është nga Evropa, në fund të shek. XIV. Ky instrument ishte i përshtatshëm për sallonet aristokratike, për shkak të tingullit të tij të butë. Telat e tendosur mbi kasë pickohen nga goditja e tyre nëpërmjet disa shufrave prej druri. Instrumenti i çelestës u krijua në Francë, më 1886-ën. Ka formën e pianos vertikale, por në brendësi të saj, në vend të telave ka pllakëza çeliku. Tingujt e çelestës janë të ëmbël, të pastër. Ky instrument u përdor për herë të parë nga muzikanti rus, Pjotër I. Çajkovski, në muzikën e baletit “Arrëthyesi”. Piano (pianoja me bisht ose e shtrirë), është e mbështetur mbi tri këmbë me rrota. Për shkak të tingujve të saj të qartë e të fortë, ajo përdoret si instrument solistik, shoqërues, por edhe në orkestrën simfonike. Pianoja vertikale zë më pak vend, për shkak të formës së kasës vertikale dhe nuk ka forcën e tingëllimit të pianos me bisht. Zakonisht, tastiera e pianos ka 88 taste, nga të cilat, 52 janë të bardha dhe 36 të zeza, me një shtrirje prej shtatë oktavash.Pianoja mund të ketë forma dhe përmasa të ndryshme. MësoINSTRUMENTET ME TASTIERË PiastpdpiZakonlPianoja ëse Italisiklaviçembalçelestepiano vertikalepiano4

