Page 69 - Demo
P. 69
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 67Organoja me tuba ajri është një instrument me prejardhje shumë të lashtë. U krijua në Aleksandri të Egjiptit, në shek. II para erës sonë, nga një grek, i cili shfrytëzoi energjinë hidraulike për shtyrjen e ajrit në tuba me gjatësi e diametra të ndryshëm. Është një instrument me një, dy ose më shumë tastiera, i përdorur kryesisht në kishat bizantine. Tingulli i organos prodhohet nga shtytja e ajrit në tuba nëpërmjet disa mekanizmave manualë. Me kalimin e kohës, këta mekanizma u bënë elektrikë. ë. organoKrijo portofolin tëndKrijo CD-në ose playlist-ën tënde me pjesë muzikore për piano nga kompozitorë të ndryshëm.Franc List lindi në Raiding të Hungarisë, më 1811-ën. Ai u shqua si pianisti më i madh i kohës së tij. Suksese të mëdha pati edhe si drejtues i veprave simfonike dhe teatrore. Kompozimet më të njohura të Listit janë ato për piano, si: Rapsoditë hungareze, Vitet e pelegrinazheve, 24 etyde etj. Ai ka kompozuar edhe 2 koncerte për piano dhe orkestër, 2 simfoni dhe 13 poema simfonike. Listi ishte një nga kompozitorët që krijuan poemin simfonik. Vdiq më 31 korrik të vitit 1886.Verifiko njohuritë Dëgjo fragmentet muzikore dhe përcakto instrumentin muzikor me të cilin ekzekutohet muzika. 1. Sonatë “Për Elizën”(L.Van Bethoven) a. .2. Fragment nga \b. .3. Rapsodia Nr. 2 (F. List) c. .Zgjerojmë njohuritë muzikore...Tonin Harapi, “Artist i Popullit”, lindi në Shkodër, më 9 qershor 1928. Pasi mbaroi studimet e larta në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë, u emërua pedagog në Konservatorin e Tiranës. U bë i njohur jo vetëm në krijimin e këngëve për fëmijë, poredhe me dy opereta (përrallë muzikore). Tonin Harapi ka kompozuar këngë, romanca, kantata, oratorio, opera, kuartet, rapsodí për piano dhe orkestër, poema simfonike, minuete, operën “Zgjimi”, disa suita, si dhe muzikë për fëmijë. Veprat e tij shquhen për intonacione dhe motive popullore. Vdiq në 30 korrik të vitit 1992.

