Page 70 - Demo
P. 70


                                    MËSIMI68 Muzika 75 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Duke dëgjuar fragmentin muzikor nga “Katër stinët” e Vivaldit, diskuto me shokët për karakteristikat e instrumenteve që dëgjon.Muzika e dhomës është gjini muzikore që luhet nga një numër i vogël instrumentesh muzikore. Ajo ekzekutohet nga bashkimi i dy, tri, katër ose më shumë instrumenteve muzikore, që ndryshe quhen duet, trio, kuartet, kuintet instrumental,deri në formimin e orkestrës së dhomës. Komplekset më të njohura të dhomës janë: kuarteti, formacioni muzikor i përbërë nga 4 instrumente (violinë e parë, violinë e dytë, violë dhe violonçel) dhe trioja, formacioni i përbërë nga 3 instrumente (violinë, violonçel, piano). Banda simfonike e ka origjinën në fillim të shek. XVIII. Ajo është një orkestër frymore, e cila ekzekuton duke ecur dhe përbëhet nga instrumentet aerofone (të drunjta e metalike) dhe ato të perkusionit (tamburi, grankasa, pjatat etj.). Fanfara është një lloj bande që, ndryshe nga banda simfonike, përbëhet nga instrumente aerofone metalike dhe me goditje (perkusion). Banda e parë muzikore në vendin tonë u krijua në Shkodër, në vitin 1878, nga Palok Kurti. Më pas u formuan banda të tjera në të gjithë Shqipërinë. Një bandë tjetër ishte dhe “Vatra” në ShBA, me drejtues Thoma Nasin, e cila u formua në vitin 1916. MësoFORMACIONET INSTRUMENTALEbandë simfonikebanda e parë, në Shkodër kuartet harqeshtrio me piano
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74