Page 71 - Demo
P. 71
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 69Tematika III Historia, muzikadhe shoqëriaPalok Kurti lindi në Shkodër, më 3 korrik 1860. Ai është një ndër kompozitorët e parë të muzikës së kultivuar shqiptare. Kurti u aktivizua në bandat e para muzikore që u formuan në Shkodër në vitin 1877, ku luante në trombë dhe në shumë instrumente të tjera. Në moshën 20-vjeçare drejtoi bandat muzikore dhe veprimtaritë artistike në Shkodër, Gjakovë etj. Kompozimet e tij më të mira ishin në vitet 1878-1890, si marshi “Bashkimi i Shqipnisë”, kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai shkroi potpuri, valse, polka etj. Më të njohurat janë dy suita me këngë të ahengut shkodran. Vdiq më 31 dhjetor 1920, në Shkodër.Antonio Vivaldi lindi në Venecia më 1678 dhe e studioi muzikën me të atin, i cili ishte violinist i Kapelas së San Markos. Ai u emërua mësues i violinës në Institutin e Fëmijëve Jetimë në Venecia, ku kompozoi dhe veprat e tij më të njohura. Vivaldi udhëtonte shpesh jashtë vendit, duke dhënë koncerte si solist mjaft i talentuar. Ai kompozoi 70 melodrama, mbi 450 koncerte instrumentale, të cilat e bënë atë të famshëm. Disa nga kompozimet e tij më të njohura janë: Koncerti op. 3, 4, 8, ku bën pjesë edhe vepra “Katër stinët”. Antonio Vivaldi vdiq në Vjenë, më 1742, i vetmuar dhe i varfër.Verifiko njohuritëShkruaj ndryshimet midis kompleksit të dhomës dhe bandës simfonike.Kompleksi i dhomës Banda Dëgjo fragmentet muzikore dhe rendit llojet e formacioneve orkestrale. 1. \a. 2. “Katër stinët” (A. Vivaldi) b. 3. Opera “Mrika” (P. Jakova) c. 4. “Lule borë” (S. Gjoni) d. Krijo portofolin tëndKrijo CD-në ose playlist-ën tënde me pjesë të ndryshme të muzikës së dhomës dhe të bandës muzikore.Zgjerojmë njohuritë muzikore...

