Page 73 - Demo
P. 73
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 71(16) janë në vijën e parë të orkestrës, majtas, të ndjekura pastaj nga 16 violina të dyta; në qendër janë violat dhe djathtas violonçelat. Kontrabasët, instrumentet e frymës ndodhen në harkun qendror, një rresht më lart se harqet. Në rreshtin e fundit të orkestrës qëndrojnë instrumentet e perkusionit. Këto instrumente, për shkak të madhësisë që kanë, kërkojnë hapësirë të lirë gjatë luajtjes në skenë. Ato janë: timpani, grankasa, ksilofoni, këmborët me tuba etj. Orkestra simfonike bashkëkohore përbëhet nga 90 deri në 100 instrumente. E gjithë orkestra udhëhiqet nga një drejtues, i cili quhet dirigjent. Libri që mban përpara dirigjenti quhet partiturë. Në Shqipëri, orkestra e parë profesioniste me formacion simfonik u krijua në vitin 1952. Më 1962 u formua Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar.Çesk Zadeja, “Artist i Popullit”, lindi në qytetin e Shkodrës, më 1927. Përpunimet e tij të para ishin këngët burimore popullore, si: “Kur më zbret nga Voskopoja”, “Nën një rrasë atje mbi krua” etj. Studimet e larta për muzikë i ka kryer në konservatorin “Santa Çeçilia” të Romës dhe më pas studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Ai është krijuesi i simfonisë së parë shqiptare. Çesk Zadeja kompozoi në të gjitha gjinitë muzikore vokale-instrumentale, si: suita, koncert për piano dhe orkestër, sonata, tema me variacione, romanca, këngë për fëmijë. Vdiq në vitin 1997.Franc Jozef Hajden, lindi në Rorau të Austrisë, në vitin 1732. Qysh në moshë të vogël filloi të këndonte në korin e Katedrales së Vjenës. Kur ishte 23 vjeç, kompozoi kuartetin e parë dhe simfoninë e parë. Ai ka punuar si dirigjent kori, si dhe ka dirigjuar e kompozuar sonata, muzikë dhome dhe mbi 100 simfoni. Veprat e tij më të njohura me emrin “Simfoni të Parisit”, shquhen për motivin e tyre popullor. Hajdeni është quajtur Babai i simfonisë. Vdiq në vitin 1809.Zgjerojmë njohuritë muzikore...

