Page 75 - Demo
P. 75
MËSIMIMuzika 7 737 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritëÇfarë të kujton skema e mëposhtme? AA BA B A FORMA .........................FORMA .........................FORMA .........................Skema e tri formave muzikoreFormat e tjera që do të na ndihmojnë të kuptojmë vepra me përmasa më të mëdha të muzikës instrumentale janë: fuga, rondoja, tema me variacion, sonata. Fuga është një formë muzikore polifonike, e interpretuar nga dy ose më shumë zëra. Kjo formë, e bazuar në imitim, krijon idenë e shumë melodive. Elementet muzikore që përbëjnë fugën janë:Tema kryesore: është bazë për të gjithë ndërtimin e veprës, e cila prezantohet nga zëri i parë.Kontratema: një temë e re, e cila ndryshon nga tema kryesore, si në vijën melodike, ashtu edhe në ritëm. Ajo ndjek menjëherë temën kryesore, të ekzekutuar nga zëri i dytë, ose siç quhet ndryshe “zëri i kundërt”.Përgjigjja: është imitimi i temës së parë nga një zë i dytë, në një tonalitet tjetër.Episodet: bazohen mbi fragmente të temës së parë dhe të kontratemës dhe zhvillohen lirisht, sipas idesë së kompozitorit.Kompozitori që zbuloi dhe e zhvilloi fugën ishte Johan Sebastian Bah. Ai ka kompozuar mjaft fuga për organo dhe klaviçembal. J.S. Bachtretj.tr trMësoFORMAT E THJESHTA MUZIKORE

