Page 76 - Demo
P. 76


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëria74 Muzika 7Tema me variacion është një nga format më të thjeshta muzikore instrumentale. Për krijimin e saj, kompozitorët janë bazuar mbi formën muzikore njëpjesëshe (A-A-A). Ajo bazohet mbi një temë, e cila pas çdo përsëritjeje paraqitet e ndryshuar në melodi, ritëm, harmoni, dinamikë. Tema me variacion e ka prejardhjen shumë të hershme dhe bazohet në muzikën popullore, ashtu si edhe pjesa më e madhe e formave muzikore.Nga kompozitorët që kanë shkruar për këtë formë muzikore, shquhen: Moxarti, Bethoveni, Brahmsi, Shumani, Mendelsoni, Shuberti etj. Ndërsa nga kompozitorët shqiptarë spikatin: Çesk Zadeja me Temë me variacione, Tonin Harapi me temat me variacione “Delja rude” dhe gjashtë variacione mbi një temë popullore; Feim Ibrahimi me Variacione mbi një temë popullore për klarinetë e piano; P. Vorpsi me Tema me variacione (piano).Temë popullore (variacion)24Rondoja është një formë më e zhvilluar se format e tjera të thjeshta muzikore, si kanoni, kënga, minueti etj.Rondoja është formë e muzikës instrumentale, ku melodia kryesore (tema A) gërshetohet dy-tri herë me melodi të tjera (episode). Pas çdo daljeje të temës kemi episode muzikore të ndryshme, të cilat ndryshojnë muzikalisht nga tema kryesore. Rondoja shpesh mbyllet me kodë (shtesë, përfundim).Forma instrumentale e rondos rrjedh nga një e kënduar shumë e lashtë, lindur në Francë, në epokën e mesjetës. Kjo e kënduar shoqërohej me valle në formë rrethi. Rondoja karakterizohet nga një lëvizje e shpejtë, prandaj është përdorur shpesh si koha e fundit e sonatës, e koncertit dhe e disa simfonive.Kompozitorë të huaj që kanë shkruar për rondon janë: Hajdeni, Moxarti, Bethoveni, Mendelsoni, Brahmsi, Paganini etj.Ndërsa nga kompozitorët shqiptarë përmendim: N. Zoraqi (finalja e koncertit për violinë e orkestër), T. Harapi (finalja e koncertit për piano e orkestër).A B A C A N. PaganinimpModerato F. Ibrahimi
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80