Page 77 - Demo
P. 77


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 75Verifiko njohuritë 1. Dëgjo fragmentet muzikore dhe përcakto skemën.1. Fuga – “Koncerti Brandenburgez Nr. 2” – J. S. Bah 2. Tema me variacion – Tonin Harapi 3. Rondo – N. Paganini 2. Rretho përgjigjen e saktë. Fuga është formë muzikore: a) monodike; b) polifonike. Tema me variacion është formë muzikore: a) me tema që ngjajnë; b) shumëpjesëshe. Rondoja u krijua për herë të parë në: a) Itali; b) Francë; c) Gjermani. 3. Lidh emrin e formës muzikore me skemën e duhur.a) rondoja 1. ABAb) minueti 2. AA’A’’A...c) tema me variacion 2. ABACADA... Krijo portofolin tëndGjej informacione nga burime të ndryshme mbi një nga format muzikore të mësuara: fuga, tema me variacion, rondoja, dhe paraqiti ato në klasë.Feim Ibrahimi lindi në Gjirokastër, më 20 tetor 1935. Ai vazhdoi studimet për kompozicion në Konservatorin e Tiranës. Kompozitori Ibrahimi është krijues i veprimtarisë “Mbrëmja e muzikës së re shqiptare” në vitin 1992, nga e cila zunë fill edhe \sot. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: Koncerti për oboe dhe orkestër, Sonata për violonçel dhe piano, pjesë të vogla instrumentale, muzikë dhome, rapsodi për orkestër, këngë popullore të përpunuara etj. Ai shkroi edhe muzikën e baletit \e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Feim Ibrahimi vdiq në Itali, më 2 gusht 1997.Johan Sebastian Bah lindi më 1685, në Gjermani, në një familje muzikantësh. Që në moshën 10-vjeçare ka luajtur në organo dhe violinë. Është një nga kompozitorët më të njohur të të gjitha kohërave. Veprat e tij më të rëndësishme instrumentale janë: sonata për violinë, suita për violonçel, 200 kantata, prelude dhe fuga për piano, si dhe koncertet e famshme “Brandenburgeze”. Vdiq më 1750.skema
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81