Page 78 - Demo
P. 78
MËSIMI76 Muzika 78 SONATAKoha e parë ndahet në tri pjesë (ABA) dhe mbështetet mbi dy tema me karakter të kundërt. Koha e parë: Alegro• A - ekspozicioni ose paraqitja e temës së parë, ku përcaktohen tema dhe tonaliteti i veprës. Ajo ndiqet nga tema e dytë, e cila zhvillohet në tonalitet tjetër.• B - zhvillimi (përpunimi i mëtejshëm i dy temave, të cilat janë në tonalitetin kryesor). • A - rikthimi ose përsëritja e dy temave, të dyja në tonalitetin kryesor.Koha e dytë: ekzekutohet në Andante ose Adaxhio dhe është formë trepjesëshe, p.sh. temë me variacion. Në përgjithësi, kjo kohë ka karakter intim dhe të këndshëm. Koha e tretë: mund të jetë në formën e Minuetit.Koha e katërt: Alegro ose Presto, me karakter të gëzuar festiv, mund të jetë në formën e rondos.Nga skema, kuptohet që vetëm koha e parë përcakton formën e sonatës. Forma e sonatës përdoret shumë në muzikën instrumentale, nga formacione të vogla ose të mëdha. Kompozitorë të huaj që kanë shkruar sonata janë: Hajdeni, Skarlati, Bethoveni, Moxarti, Brahmsi etj.Ndërsa kompozitorë shqiptarë janë: L. Dizdari, T. Harapi, K. Lara, N. Zoraqi, Ç. Zadeja. Skema e organizimit të një sonate me 4 kohëKur sonata është në tri kohë, shpejtësia e ekzekutimit është: 1. Alegro; 2. Adaxhio; 3. Alegreto.Kur sonata është në katër kohë, shpejtësia e ekzekutimit është:1. Alegro; 2. Andante ose adaxhio;3. Moderato (Minuet ose Skerco); 4. Alegro vivo (Rondo). Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo fragmentin muzikor nga “Sonata e hënës” e Bethovenit dhe diskuto me shokët për emocionet që përjeton nga muzika.Sonata është një nga format më të plota dhe më të përdorura muzikore, e cila përbën bazën e zhvillimit të veprave koncertore dhe simfonike. Ajo bazohet në dy tema kryesore, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra. Sonata përdoret: 1) për t'i dhënë emrin një pjese muzikore që përbëhet nga tri ose katër kohë; 2) për të treguar formën e një pjese (kohe) të veprës muzikore, zakonisht kohës së parë ose kohës së fundit. Sonata luhet edhe si vepër më vete.MësoKoha I Koha II Koha IIIALLEGROFORMA E SONATËSA B Aekspozicioni zhvillimi reprizaADAXHIOMINUETKoha IVANDANTEoseALLEGROSKERCOose osePRESTO

