Page 79 - Demo
P. 79


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMuzika 7 77Verifiko njohuritë1. Dëgjo fragmentet muzikore dhe imito njërën nga temat duke e fishkëllyer ose kënduar atë. Shkruaj, sa herë i ke dëgjuar dy temat A dhe B. “Sonata e hënës”, (L. V. Bethoven)  Sonata Nr. 545, (V. A. Moxart)  Sonata për violinë e piano, (Ç. Zadeja) Krijo portofolin tëndKrijo CD-në ose playlist-ën tënde me sonata të kompozuara nga Moxarti dhe Bethoveni dhe dëgjoji ato në klasë. Zgjerojmë njohuritë muzikore...Volfgang Amadeus Moxart lindi në Salsburg të Austrisë, më 27 janar 1756. Në moshën 6-vjeçare, ai dha koncerte në disa vende të Evropës. Kur ishte vetëm 12 vjeç, u emërua maestro i koncerteve në katedralen e qytetit të tij. Moxarti kompozoi operat e njohura: “Dasma e Figaros”, “Don Zhuani”, “Kështu bëjnë të gjitha”, “Flauti magjik”, si dhe shumë vepra në muzikën instrumentale, të cilat janë: 52 simfoni, koncerte për instrument e orkestër (piano, violinë, klarinetë, oboe, fagot, korno, flaut dhe harpa), kuartete, kuintete, trio, serenata, muzikë vokale për kanto dhe piano. Moxarti është kompozitori më i madh i të gjitha kohërave. Vdiq më 5 dhjetor të vitit 1791.Nikolla Zoraqi, “Artist i Popullit”, lindi në Korçë më 1929-ën. Pas studimeve për violinë në vendlindje, ndoqi Konservatorin “Çajkovski” të Moskës për kompozicion. Ai krijoi vepra madhore, si koncerte për violinë dhe orkestër, uvertura, muzikën e baleteve “Cuca e maleve”, “Tokë e pamposhtur”, “Joniada”, “Shote dhe Azem Galica”; operën “Komisari”; suita, valle, poema simfonike, këngë, romanca, balada e kantata. Nikolla Zoraqi ka kompozuar edhe muzikë për filma, si: “Vitet e para”, “Duel i heshtur”, “Pas gjurmëve” etj. Në krijimtarinë e tij, ai është mbështetur dhe ka shfrytëzuar folklorin e pasur të popullit tonë. “Uvertura festive” luhet sot nga orkestra të njohura. Nikolla Zoraqi vdiq në vitin 1991.
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83