Page 89 - Demo
P. 89


                                    FjalorthMuzika 7 87Acellerando, kur një pjesë muzikore ekzekutohet duke shtuar shpejtësinë.Adagio, kur një pjesë muzikore ekzekutohet më ngadalë.Aerofon, lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nga trysnia e ajrit.Akordi është tingëllimi i menjëhershëm i tri gradëve kryesore të shkallës (1-3-5).Allegretto, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me shpejtësi mesatare.Allegro, kur një pjesë muzikore është e shpejtë.Andante, kur një pjesë muzikore ekzekutohet ngadalë.Arpezhi është tingëllimi i njëpasnjëshëm i tri gradëve kryesore të shkallës (1-3-5).A tempo, kthim në ritmin fillestar.Banda, orkestër frymore që ekzekuton duke ecur, e cila është e përbërë nga instrumentet e frymës (të drunjta dhe metalike). Bariton është zëri i mesëm mashkullor. Bas, zëri më i ulët nga të gjithë zërat.Bemoli e ul notën 1/2 toni.Bekuadri e kthen notën në gjendjen e mëparshme.Calmo, kur një pjesë muzikore është e qetë.Diezisi është një shenjë që e ngre notën 1/2 toni. Dirigjenti është drejtuesi i orkestrës.Ekspozicioni është paraqitja e temave muzikore.Espressivo, kur një pjesë muzikore është shprehëse.Fanfara është një bandë që përbëhet nga instrumente aerofone metalike dhe me goditje (perkusion). Fokoso, kur një pjesë muzikore është e zjarrtë.Fuga është një formë muzikore polifonike, e interpretuar nga dy ose më shumë zëra.Gjysmëtoni është largësia më e vogël ndërmjet dy notave të ndryshme. Harmonia është kombinimi i tingujve muzikorë.Intervali është largësia ndërmjet dy notave të ndryshme. Janë dy lloje intervalesh: ngjitës dhe zbritës.Korona është një shenjë muzikore që tregon se nota apo pushimi me këtë shenjë këndohet e gjatë, sipas dëshirës së dirigjentit apo ekzekutuesit.Kordofon, lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nëpërmjet dridhjeve apo pickimit të telave.Kontralto është zëri më i ulët nga zërat femërorë.Koha e përbërë formohet nga dy kohë të thjeshta.Kontratema është një temë e re, e cila ndryshon nga tema kryesore në ritëm dhe në vijën melodike. Koda është një shtesë ose përfundimi i një pjese muzikore.Kuarta është largësia ndërmjet katër notave të ndryshme.Kuinta është largësia ndërmjet pesë notave të ndryshme.Kuarteti është një formacion instrumental ose vokal, që ekzekutohet me katër instrumente ose katër zëra.Largo, kur një pjesë muzikore ekzekutohet më ngadalë.Lento, kur një pjesë muzikore ekzekutohet ngadalë.Marciale, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me ritëm marshi.Maestoso, kur një pjesë muzikore është madhështore. Maxhor, kur një pjesë muzikore është e gjallë, ritmike dhe plot dritë. Masë e paplotësuar, kur pjesa muzikore nuk fillon në kohën e parë, por në kohën e dytë, të tretë apo të katërt dhe plotësohet me masën e fundit.FJALORTH
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93