Page 90 - Demo
P. 90
Fjalorth88 Muzika 7Membranofon është lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nga dridhjet e lëkurës së tendosur. Mexosoprano është zëri i mesëm femëror.Minor, tonaliteti që tregon kur një pjesë muzikore është e ëmbël, e butë, e qetë, melankolike.Moderato, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me shpejtësi mesatare.Muzika e dhomës, ekzekutohet nga një formacion muzikor instrumental, që përmban një numër të vogël instrumentesh muzikore.Nota 1/16 është një notë e rrumbullakët, e mbushur, me bisht lart ose poshtë dhe me dy kërraba. Ajo zgjat sa gjysma e kohës 1/8.Oktava është largësia ndërmjet tetë notave të ndryshme.Orkestra është bashkimi i disa instrumenteve të njëjta ose të ndryshme. Partitura është libri që mban përpara dirigjenti.Perkusioni, lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nga goditjet e tij.Presto, kur një pjesë muzikore ekzekutohet shpejt.Prestissimo, kur një pjesë muzikore ekzekutohet shumë shpejt.Prima është largësia ndërmjet dy notave me të njëjtën lartësi dhe emër. Pushimi 1/16 është një shenjë që përdoret në pjesë të ndryshme muzikore dhe zgjat sa gjysma e vlerës së pushimit 1/8. Rallentando, kur një pjesë muzikore ekzekutohet duke ngadalësuar shpejtësinë.Repriza është rishfaqja e temave kryesore të paraqitura në ekspozicion.Rondo është një formë muzikore instrumentale, ku melodia kryesore gërshetohet dy-tri herë me melodi të tjera.Seksta është largësia ndërmjet gjashtë notave të ndryshme.Septima është largësia ndërmjet shtatë notave të ndryshme.Sekonda është largësia ndërmjet dy notave të ndryshme. Soprano është zëri më i lartë nga të gjithë zërat femërorë.Sonata është një formë muzikore instrumentale, e interpretuar me një ose dy instrumente.Spiritozo, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me shpirt.Stakato është shenja e pikës që vihet sipër ose poshtë notës dhe kjo notë këndohet e shkurtër, sa gjysma e vlerës së saj. Shenjat e shartimit janë shenja që vendosen para notave dhe i ngrenë ose ulin ato 1/2 toni. Shkalla muzikore është renditja graduale e tetë notave në ngjitje dhe në zbritje.Tenor është zëri më i lartë nga zërat mashkullorë.Termat dinamikë janë termat që tregojnë shpejtësinë me të cilën luhet një pjesë muzikore. Tema me variacion një formë e thjeshtë muzikore instrumentale, e bazuar mbi një temë, e cila pas çdo përsëritjeje paraqitet e ndryshuar në ritëm, harmoni dhe dinamikë.Terca është largësia ndërmjet tri notave të ndryshme.Toni, largësia më e madhe ndërmjet dy notave fqinjë.Tonaliteti tregon shkallën muzikore mbi të cilën është ndërtuar një pjesë muzikore. Trio është një formacion instrumental ose vokal, që ekzekutohet me tri instrumente ose tre zëra.Vivaçe, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me gjallëri dhe shpejt.Zëra të bardhë janë zërat e fëmijëve.

