Page 10 - Demo
P. 10
8Nxënësi/ja:1.2 Hapja e njëkohshme e disa dritareve në desktopNë sistemin operativ Windows, çdo informacion shfaqet në monitor nëpërmjet disa kornizave, të cilat quhen dritare. Dritaret ndahen në dy grupe: dritare dialoguese dhe dritare programi.Dritaret dialoguese shërbejnë për të na dhënë informacione, të cilat nuk mund të ndryshohen.Dritaret e programit na mundësojnë përpunimin e informacioneve.Shihni më poshtë paraqitjen e dritares dialoguese Computer me elementet e saj.CloseShiriti i titullitShiriti i mjeteveFusha e punësShiriti i gjendjesMinimize● Butoni Minimize e ul dritaren në fund të monitorit. Ajo vazhdon të qëndrojë në formën e butonit te shiriti i gjendjes. Nëse klikojmë në këtë buton, dritarja hapet përsëri në monitor.● Butoni Restore e zvogëlon dritaren dhe e kthen atë në përmasa të ndryshueshme. Kur klikojmë në të, ai zëvendësohet me butonin e zmadhimit (Maximize).Për të ndryshuar përmasat e dritares veprojmë si më poshtë:● Nëpërmjet mausit, afrojmë kursorin në këndet ose brinjët e dritares, derisa ai të marrë formën e dy shigjetave të kundërta ( ).● Shtypim butonin e majtë të mausit dhe duke e mbajtur të shtypur, e zhvendosim mausin derisa të arrijmë madhësinë që duam.Restore/MaximizeShpeshherë, gjatë punës në kompjuter ju lind nevoja të hapni më shumë se një dritare në desktop. Diskutoni me shokët në klasë se si veproni në raste të tilla. kryen hapjen e dy ose më shumë dritareve në desktop dhe punon njëkohësisht në to.Aktivitet

