Page 11 - Demo
P. 11
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERIT9— Butoni Maximize e zmadhon dritaren në përmasat e monitorit.— Butoni Close e mbyll dritaren.Më poshtë tregohet hapja e tri dritareve në të njëjtën kohë: Computer, Microsoft PowerPoint, Microsoft Word.Nëse duam të hapim tri dritare njëkohësisht, ndryshojmë me radhë përmasat e secilës prej tyre, duke iu përshtatur hapësirës së monitorit. Vëmë re se në fund të monitorit janë disa butona, tre prej të cilëve kanë emërtimet përkatëse të tri programeve që kemi hapur. Mund të kalojmë nga njëra dritare te tjetra për të punuar, duke klikuar brenda secilës prej tyre. Dritarja ku ndalemi për të punuar bëhet aktive dhe kjo dallohet nga ngjyra më e theksuar e shiritit të titullit ose e butonit të poshtëm te shiriti i gjendjes. Për të mbyllur dritaret, mjafton të klikojmë butonin Close në secilën prej tyre.1. Ku ndryshojnë dritaret dialoguese nga dritaret e programit?2. Cilat janë elementet kryesore të një dritareje?Rretho përgjigjen e saktë. 1. Butoni Minimize : a) e zvogëlon dritaren; b) e ul dritaren në fund të monitorit; c) e mbyll dritaren.2. Kur klikojmë butonin Restore , ai zëvendësohet me butonin:a) b) c) Ushtrohu

