Page 13 - Demo
P. 13
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERIT11Çfarë mund të bëjë virusi kompjuterik?Një virus kompjuterik mund të infektojë vetëm programet (pjesën software); mund të fshijë të dhëna ose të vjedhë informacione të rëndësishme. Ai infekton:• disqe, duke iu bashkëngjitur programeve të veçanta në hard disk, të cilat kompjuteri i përdor për ndezjen e tij (Boot Sector);• skedarë të programeve ekzekutuese, të tilla si: Word, Excel dhe sistemet operative.• skedarë që u janë bashkëngjitur mesazheve të postës elektronike (e-mail).Virusi kompjuterik nuk arrin të infektojë vetëm pjesën hardware të kompjuterit, siç janë monitori dhe tastiera.Malware (Malicious Software) janë programe që arrijnë ta ngadalësojnë punën e kompjuterave dhe rrjeteve kompjuterike; mund të jenë të bezdisshme, madje edhe me natyrë shkatërruese. Ja cilat janë disa prej tyre: • Worms (krimbi kompjuterik) është një program i aftë të shumohet dhe të përhapet në një sistem tjetër kompjuterik, duke shfrytëzuar dobësitë e sistemeve të ndryshme në rrjet. • Trojan horse (kali i Trojës) është një program që mund të duket i dobishëm, por në fakt, është programuar t’ia kalojë dikujt tjetër të dhënat e përdoruesit. Ai arrin të vjedhë dhe të marrë informacione shumë personale, siç janë fjalëkalimet dhe numrat e kartave të kreditit. • Spyware (spiune) janë programe që mbledhin në mënyrë të fshehtë informacione rreth përdoruesit dhe ua dërgojnë ato palëve të interesuara.Shenjat që paralajmërojnë se një kompjuter mund të jetë infektuar:1. Kompjuteri punon shumë ngadalë.2. Mesazhe të pazakonta, në formën e dritareve dialoguese apo reklamave, shfaqen në monitor.3. Hard disku tregon se është i mbushur plot.4. Programet aktivizohen vetë, pa komandën e përdoruesit.5. Disqet CD/DVD hapen dhe mbyllen vetë.6. Ndodh shpesh bllokimi i kompjuterit.Instalimi i antiviruseveNjë mënyrë e mirë për të mbrojtur kompjuterin është instalimi i programit antivirus. Ky program kompjuterik është krijuar posaçërisht për të mbrojtur kompjuterat nga programet Malware.Mes shumë programeve të tilla, më të përdorurat janë: Avast, AVG, Norton, McAfee etj.MALWARE SPYWAREWORMSTROJAN

