Page 14 - Demo
P. 14
12TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITPërditësimi i antivirusitPër përditësimin e një antivirusi ndjekim këta hapa:1. lidhemi me Internetin;2. klikojmë opsionin Update në dispozicion. Presim derisa të mbarojë përditësimi;3. bëjmë ristart-in e kompjuterit.Për të parë se si instalohet një program antivirus, si ç’instalohet një program nga skedari i software-it, por edhe se si bëhet përditësimi i tij, referoju CD-së, dosja 1, mësimi 3.Çdo ditë shfaqen viruse të reja, prandaj është i domosdoshëm përditësimi i programit antivirus, në mënyrë që ai t’i shtojë listës viruset e zbuluara kohët e fundit. Kështu, programi juaj do të jetë në gjendje t’i dallojë dhe t'i parandalojë viruset e reja.1. Gjeni një antivirus vetëm nga burime të njohura dhe të besueshme. 2. Sigurohuni që keni të instaluar versionin e fundit të software-it antivirus dhe që ai është i konfiguruar të përditësohet automatikisht. 3. Sigurohuni që antivirusi juaj t’i skanojë automatikisht pajisjet e jashtme USB dhe që mbrojtja në kohë reale është aktivizuar.4. Kushtojuni vëmendje vërejtjeve dhe mesazheve paralajmëruese që dalin herë pas here në monitor nga software-i juaj antivirus. 5. Mos e çaktivizoni apo ç’instaloni programin antivirus, edhe nëse ju duket sikur e ngadalëson kompjuterin, bllokon një faqe ose ju ndalon të instaloni një aplikacion.6. Mos instaloni njëkohësisht disa lloje programesh antivirus, sepse kjo do të shkaktojë një çrregullim në kompjuterin tuaj dhe do të ulë nivelin e sigurisë së tij.Këshilla për antiviruset1. Jep një përkufizim të virusit kompjuterik dhe shpjego se si vepron ai.2. Cilat janë mënyrat e përhapjes së viruseve?3. Rendit disa nga llojet e Malware-ve dhe përshkruaj karakteristikat e tyre.E vërtetë apo e gabuar? V G1. Pas instalimit të programit antivirus, nuk do të jetë më nevoja ta përditësoni atë. 2. Programet Malware nuk e dëmtojnë kompjuterin. 3. Viruset kompjuterike mund ta infektojnë tastierën. 4. Viruset kompjuterike përhapen nga një kompjuter te tjetri. Ushtrohu

