Page 16 - Demo
P. 16


                                    2.114Nxënësi/ja: shton një informacion nëpërmjet rubrikave Header dhe Footer në një dokument të shkruar;  kupton rëndësinë e përdorimit të Header-it dhe Footer-it në dokumente specifike.Për të identifikuar një dokument dhe për ta bërë lehtësisht të dallueshëm, mund t’i shtojmë informacione nëpërmjet rubrikave Header dhe Footer. Nëpërmjet Header-it shtojmë një informacion në krye të çdo faqeje të një dokumenti të shkruar, i cili mund të jetë titulli i punimit, emri i autorit, emri i institucionit që e ka shkruar (nëse është dokument zyrtar) etj. Ndërsa me anë të Footer-it shtojmë një informacion në fund të çdo faqeje të dokumentit, i cili mund të jetë data kur është shkruar, numri i faqeve, emri i një qyteti ose vendi etj.Për të shtuar një informacion nëpërmjet Header-it dhe Footer-it,veprojmë si më poshtë:1. në menynë Insert klikojmë rubrikën Header ose Footer;2. në secilin rast shfaqen modele të ndryshme, ku mund të zgjedhim atë që na përshtatet më shumë me dokumentin. Header dhe FooterNë lëndën e Biologjisë, ju kërkohet të gjeni informacione në lidhje me sistemin skeletor të njeriut. Pasi i keni gjetur dhe i keni përpunuar informacionet, ju duhet që të vendosni titullin në krye të çdo faqeje, si dhe numrin përkatës në fund të secilës prej tyre. Si do të vepronit?Remove Footer mundëson heqjen e tekstit nga Footer-i.Remove Header mundëson heqjen e tekstit nga Header-i.Edit Footermundëson shkrimin e tekstit në Footer.Edit Header mundëson shkrimin e tekstit në Header.More Headers from office.com mundëson modele të tjera ngaoffice.com.More Footers from office.com mundëson modele të tjera nga office.com.Aktivitet
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20