Page 18 - Demo
P. 18


                                    16Nxënësi/ja:2.2 zbulon një gamë të gjerë fjalësh nëpërmjet ikonës Research në Word; përdor ikonën Clip Art për t’u përshtatur imazhe fjalëve të ndryshme.Microsoft Office na jep mundësinë të kërkojmë kuptimet ose sinonimet e fjalëve të ndryshme nëpërmjet fjalorëve, referencave, si dhe mundëson faqe kërkimi në gjuhë të ndryshme. Kjo realizohet nëpërmjet menysë Review. Grupi i komandave Proofing, paneli Research, ofron fjalorë,përkthyes gjuhësh dhe enciklopedi, si dhe kërkim në internet. Ai përmban meny dhe butona për mënyrën e kërkimit. Në figurë jepet paneli i kërkimit për programin Word 2016.Përdorimi i Research-it dhe i Clip Art-itArditi ka marrë nga Interneti disa informacione për lëndën e Matematikës, por aty ka fjalë që ai nuk i kupton. Si mund të veprojë Arditi për të gjetur kuptimet apo sinonimet e këtyre fjalëve?Krijoni një fletëpalosje për mjedisin, ku përveç informacionit në formë teksti të ketë edhe Clip Art-e.AktivitetAktivitetÇdo version i Microsoft Word-it ka hapa paksa të ndryshëm për opsionin Research. Mjafton të zgjedhim fjalën që duam dhe klikojmë me butonin e djathtë të mausit. Në listën e opsioneve që shfaqen, mund të zgjedhim Search ose Smart Lookup. Në figurë jepet shembulli i përdorimit të komandës Research për fjalën \Përdorimi i Clip Art-itMs Word na ndihmon të shtojmë lehtësisht në një dokument figura ose imazhe grafike, të cilat mund të jenë të formave dhe stileve të ndryshme, duke filluar nga skica më e thjeshtë deri në një imazh fotografik (Clip Art, Shapes). 
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22