Page 20 - Demo
P. 20
18Nxënësi/ja:2.3 njeh formatet BMP dhe JPEG; përpunon fotografitë: u ndryshon ngjyrat, përmasat, pozicionin dhe i ruan në një dosje në formatin e dëshiruar.Çdo skedar ka emrin dhe prapashtesën përkatëse. Prapashtesa tregon se çfarë formati është skedari. P.sh. një skedar në Ms Word e ka prapashtesën .docx, ndërsa në Ms Excel, prapashtesa e tij është .xlsx.Përpunimi digjital i imazheveJPEGJoint Photographic Experts GroupShumica e aparateve fotografike digjitale i ruajnë fotografitë e bëra në formatin JPEG. Ky lloj formati është shumë i përdorshëm në web, pasi përmasat e skedarit janë të vogla, çka do të thotë që zë më pak hapësirë dhe kërkon më pak kohë për ta transferuar informacionin në një faqe të caktuar. Duhet të kemi parasysh që ky format, në disa raste mund t’i zbehë paksa ngjyrat.Në klasën e 6-të, ju keni mësuar që dokumentet ruhen në formate të ndryshme. Diskutoni me shokët dhe shoqet mbi formatet që njihni. Kur do të ruash fotografi, shfaqen zakonisht disa prapashtesa, të tilla si: jpg/jpeg; bmp; gif etj. Këto prapashtesa tregojnë llojin e formateve të figurës, të cilat janë të ndryshme. Beni, a mund të më shpjegosh diçka? Doja të ruaja fotografitë e pushimeve të verës dhe m’u shfaq prapashtesa jpg /jpeg...Aktivitet

