Page 21 - Demo
P. 21
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT19BMP(Bitmap)Janë skedarë imazhi të përfshirë në sistemin operativ të Microsoft Windows. Këta skedarë janë të mëdhenj dhe të pakompresuar; imazhet janë të pasura me ngjyra të një cilësie të lartë dhe të përshtatshme në të gjitha sistemet operative dhe programet Windows.Skedarët BPM përbëhen nga miliona e miliona pika të quajtura “pixel”, në ngjyra të ndryshme, të cilat krijojnë imazhin. Fig. 1 Fig. 2Në figurën 1 paraqitet një fotografi në formatin JPEG, ndërsa në figurën2 shfaqet një pjesë e saj e zmadhuar. Siç shihet, gjatë zmadhimit cilësia e fotografisë nuk është më si në fillim.Në figurën 1 paraqitet një fotografi e formatit BPM, ndërsa në figurën 2, ajo shfaqet e zmadhuar. Duket qartë që me zmadhimin e mëtejshëm të fotografisë (figura 3) fillojnë të shfaqen edhe pixel-at, që janë në formën e katrorëve të vegjël.fig. 1 fig. 2 fig. 3Përpunimi i fotografivePër të shtuar një fotografi në një dokument word, veprojmë në këtë mënyrë:1. Në menynë Insert, te grupi Illustrations, klikojmë opsionin Picture.2. Hapet dritarja dialoguese dhe te Pictures library zgjedhim njërin prej këtyre opsioneve: From this Device; Stock images; Online Pictures;3. Klikojmë butonin Insert.4. Në faqen e Word-it shfaqet fotografia dhe në shirit shtohet automatikisht rubrika Format, e cila përcakton paraqitjen dhe formën e fotografisë (Picture Tools).

