Page 23 - Demo
P. 23


                                    21Nxënësi/ja:2.4 përllogarit përmbajtjen e një qelize me anën e formulave; lexon gabimet që mund të dalin gjatë llogaritjes së qelizave në Excel.Llogaritja e formulës në një qelizë të dhënëPër të llogaritur veprimet në qelizën D1, ndjekim këta hapa:1. në A1 shkruajmë 3; në B1 shkruajmë 2; në C1 shkruajmë 5;2. në qelizën D1 shkruajmë =3+2*5 dhe pastaj klikojmë ose shtypim butonin Enter;3. në D1 shfaqet rezultati 13.Analiza e të dhënave dhe përdorimi i formulave në ExcelNjë mënyrë tjetër e llogaritjes është edhe kjo: në D1 shkruajmë =, pastaj klikojmë qelizën A1, shkruajmë +, më tej klikojmë qelizën B1, shkruajmë *, klikojmë qelizën C1 dhe pastaj klikojmë ose shtypim butonin Enter.Kopjimi i formulës Për të kopjuar formulën e shembullit të mësipërm në qelizën D2, veprojmë si më poshtë:1. Klikojmë te qeliza D1. Nëpërmjet mausit afrojmë kursorin në cepin e djathtë poshtë, deri sa ai të ndryshojë formën, pastaj e rrëshqasim poshtë, deri në qelizën D2. P.sh.:në A2 shkruajmë 2; në B2 shkruajmë 1; në C2 shkruajmë 4; Kopjojmë formulën dhe shikojmë rezultatin.Në klasën e gjashtë keni mësuar llogaritjen e një qelize duke kryer veprime të thjeshta, si: mbledhja, zbritja, shumëzimi, pjesëtimi. Po për formulat më të ndërlikuara, si do të vepronit? Ashtu si në lëndën e Matematikës, edhe në Excel veprimet kryhen sipas radhës: në fillim veprimet brenda kllapave, ngritja në fuqi, shumëzimi ose pjesëtimi, dhe në fund mbledhja ose zbritja.Aktivitet
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27