Page 25 - Demo
P. 25


                                    23Kur shkruajmë formulën dhe klikojmë Enter, në qelizën D1 nuk del rezultati, por një mesazh gabimi, i cili na bën të ditur se kemi kërkuar në formulë pjesëtimin e një numri me zero, gjë që s’ka kuptim.Nëse klikojmë , hapet dritarja dialoguese, e cila na tregon ku është gabimi dhe si mund ta shmangim.Në tabelën e mëposhtme paraqiten disa nga mesazhet e gabimit që shfaqen gjatë punës në Ms Excel, si dhe shkaqet e mundshme të tyre.Mesazhet e gabimit Shkaqet e mundshme##### Kolona nuk është e gjerë mjaftueshëm për të paraqitur rezultatin ose vlerën.#DIV/0! Është bërë pjesëtimi me zero.#N/A Të dhënat janë të padisponueshme.#VALUE! Të dhënat janë të pavlefshme.#NAME! Teksti nuk njihet.#REF! Referenca e qelizës është e pavlefshme.1. Menyja Formula shërben për të:a) hapur një dokument ekzistues;b) ndërfutur dhe krijuar formula ose funksione;c) shtuar tabela; d) shtuar grafikë.2. Formulat në Excel fillojnë me shenjën:a) “:” b) “+” c) “=” d) “(“.Një qelizë bosh e ka vlerën 0 (zero), prandaj duhet të kemi kujdes në llogaritjen e saj kur është midis qelizave të tjera me vlera.Ushtrohu1. Duke përdorur vlerat e dhëna në tabelë, shkruaj formulat e sakta për të marrë rezultatet e mëposhtme:a) mblidh vlerat e qelizave nga A1 deri te D1, rezultati të shfaqet në E1;	 b) mblidh A2 me B2 dhe shumëzo me C2, rezultati të shfaqet në E2;	 c) pjesëto E1 me E2, rezultati të shfaqet në E3.2. Në ushtrimin e mësipërm, gjatë përdorimit të formulave mund të dalin mesazhe gabimi. Shih me vëmendje ku mund të kesh gabuar.TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29