Page 26 - Demo
P. 26
24Nxënësi/ja:2.5 krijon një grafik duke marrë parasysh të dhënat e një tabele; formaton dhe ndryshon të dhënat e një diagrami, p.sh. titullin e tabelës, emrat e akseve kryesore; zgjedh llojin e grafikut të duhur që ofron Excel-i për të prezantuar tabelën (Radar, Surface, Stock, Doughnut, Bubble, Scatter, Pie, Line etj.) dhe ndryshon opsionet (të dhënat bazë) e grafikëve; bashkëngjit fletën e tij/saj të Excel-it te një dokument tjetër pune (p.sh. në një portal prezantimi ose në Word).Për të krijuar një grafik në Ms Excel duke u bazuar në të dhënat e një tabele, ndjekim këta hapa:1. Selektojmë të dhënat me të cilat do të ndërtohet grafiku, p.sh. një tabelë me rezultatet e 6 nxënësve në tri lëndë kryesore;Rezultatet e nxënësveEmri Gjuhë shqipe Matematikë AnglishtAna 9 10 10Bora 10 10 10Besi 7 7 8Dea 8 9 10Eriku 9 8 9Mira 6 5 7Krijimi i grafikut në Excel2. në menynë Insert klikojmë grupin e komandave Charts;3. zgjedhim llojin e grafikut: p.sh. Column;4. shfaqet grafiku i krijuar në bazë të të dhënave që zgjodhëm; 5. në shiritin e menyve shtohen tre butona: Design dhe Format, të cilët ndihmojnë për të ndryshuar të dhënat, formën, stilin dhe paraqitjen e grafikut.Tashmë ju jeni në gjendje të ndërtoni një grafik në Word. Po në Excel, si mendoni, a mund të veprohet në të njëjtën mënyrë? Diskutoni për këtë me shokët dhe shoqet në klasë.Ndryshon tipin e grafikut.Ndryshon të dhënat e tabelës.Projekton modelin e grafikut.Zgjedh stilin e grafikut.Aktivitet

