Page 27 - Demo
P. 27
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT25Elementet përbërëse të grafikutPër të plotësuar grafikun e mësipërm me titull dhe me emërtimin e boshteve, veprojmë në këtë mënyrë:1. klikojmë te Chart Title dhe shkruajmë Rezultatet e nxënësve duke zgjedhur formatin e duhur;2. klikojmë tek Axis Title horizontal, shkruajmë Nxënësit;3. klikojmë tek Axis Title vertikal, shkruajmë Nota;4. për të ndryshuar stilin e grafikut, klikojmë te Chart Styles dhe zgjedhim stilin që duam;5. për të ndryshuar ngjyrën e kolonave, klikojmë me të djathtën e mausit pjesën e grafikut ku do të ndryshojmë ngjyrën dhe në dritaren që hapet, klikojmë Format Data Series;6. klikojmë në rubrikën Fill, pastaj te Colorzgjedhim ngjyrën, në fund shtypim Close.Emërtimi i grafikutEmërtimi i boshtit vertikalEmërtimi i boshtit horizontalPër të parë si ndryshon grafiku kur ndryshojmë (shtojmë ose heqim) të dhënat në një tabelë, veprojmë si në shembullin e mëposhtëm:1. shtojmë në tabelën e rezultateve të nxënësve notat e secilit prej tyre në dy lëndë të reja (Fizikë dhe Informatikë);2. selektojmë tabelën dhe klikojmë komandën Insert/Chart.Në fletën e punës shfaqet grafiku i ri.Për kalimin e një grafiku nga Excel-i në një dokument word përdoren komandat Copy/Paste.1. Pas shtimit të të dhënave në një tabelë, e cila për pasojë reflekton ndryshimet, pamja e grafikut:a) nuk ndryshon, b) ndryshon.

