Page 28 - Demo
P. 28


                                    26Nxënësi/ja:2.6 përzgjedh opsionin Print Preview përpara se ta printojë dokumentin, për të parë cilësinë e printimit; arrin të fshehë pjesët e tekstit ose të grafikut në një dokument, që të mos printohen.Gjithmonë, përpara se të printojmë një dokument, duhet të sigurohemi që ai është plotësisht gati për t'u printuar. Programi Word na jep mundësinë të shohim në monitor pamjen që do të ketë dokumenti pas printimit, duke na ndihmuar kështu të bëjmë ndonjë korrigjim të mundshëm. Përveç kësaj, ne kursejmë bojën e printerit dhe letrën. Për të përftuar një pamje paraprake të dokumentit që do të printojmë, ndjekim hapat e mëposhtëm:1. klikojmë butonin File/Print;2. Në dritaren që hapet, shfaqet pamja që do të ketë dokumenti pas printimit. Pamja paraprake e dokumentit të printuar (Print Preview)Era e përfundoi dokumentin dhe e ka gati për printim. Por, përpara se ta printojë, ajo dëshiron ta shohë në monitor se si mund të duket ai i printuar. Si mendoni, a ka ndonjë mënyrë për ta bërë këtë?Sa herë që bëjmë ndryshime në një dokument, duhet ta shohim përsëri atë në Print Preview, përpara se ta printojmë.Aktivitet
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32