Page 29 - Demo
P. 29
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT27Disa nga funksionet e Print PrevieKur duam që një pjesë teksti të dokumentit tonë ta fshehim, veprojmë në këtë mënyrë:1. zgjedhim pjesën e tekstit që nuk duam të printohet;2. në menynë Home, te grupi Font klikojmë shigjetën e vogël si në figurë;3. në dritaren dialoguese Font klikojmë kutinë Hiddendhe më pas OK, (pjesa e tekstit nuk duket më në dokument).Ndërsa, kur duam që kjo pjesë e tekstit të jetë e dukshme në dokument, por të mos printohet, ndjekim hapat e mëposhtëm: 1. klikojmë File/Print/Options;2. në dritaren Word Options klikojmë rubrikën Display;3. klikojmë Hidden text dhe në fund OK (teksti shfaqet në monitor i nënvizuar me pika, por nuk printohet).Dallimi i tekstit që nuk printohetWord-i kombinon komandat Print dhe Print Preview në të njëjtën dritare.Në të djathtë, do të shihni një pamje paraprake të dokumentit që do të printohet. Në të majtë, do të shihni butonin Print dhe Cilësimet e konfigurueshme (Settings).Për të parë çdo faqe, klikoni shigjetën në fund të pamjes paraprake dhe nëse teksti është shumë i vogël për t'u lexuar, përdorni rrëshqitësin e zmadhimit për ta rregulluar.Klikoni për t'u kthyer në dokumentin tuaj pa e printuar atë.Zgjidhni numrin e kopjeve që dëshironi.Shkoni te Settings për të zgjedhur opsione të tjera printimi, si p.sh. printimi vetëm i faqeve të caktuara, ndryshimi i orientimit të faqes ose printimi në të dyja anët.Për të printuar vetëm disa faqe në Word, klikoni Print All Pages. Nga atje mund të zgjidhni të printoni vetëm faqen ku jeni ose mund të zgjidhni Custom Print, që të specifikoni faqet për të printuar si \ose \Kur dokumenti ju duket gati, klikoni Print.

