Page 33 - Demo
P. 33
31Nxënësi/ja:2.8Pasi të keni përfunduar detyrën e parë, diskutoni me njëri-tjetrin për problemet që mund të keni hasur gjatë printimit dhe si i keni zgjidhur ato. Disa nga këto probleme mund t’i identifikojmë fare lehtë:a) nëse printimi nuk kryhet, atëherë problemi është te printeri ose te kabllot lidhëse; b) për të parë nëse problemin e ka printeri, provojmë të printojmë Test Page (faqen test). Për këtë, ndjekim hapat më poshtë:1. klikojmë Start→Control Panel→Devices and Printers dhe pastaj metë djathtën e mausit klikojmë ikonën Printer;2. zgjedhim Printer properties dhe shtypim butonin Print Test Page. Nëse printimi nuk kryhet, atëherë problemi qëndron te kabllot që lidhin printerin me kompjuterin. Në të kundërtën, do na duhet të instalojmësërish driver-at e printerit.Problemet më të thjeshta gjatë printimit ju mund t’i zgjidhni edhe vetë, duke vepruar në këtë mënyrë:1. kontrolloni monitorin e printerit për ndonjë mesazh paralajmërues;2. sigurohuni që në printer ka letër mjaftueshëm dhe që rezervat e bojës nuk janë bosh.Bllokimi i letrës në printerNë rast se gjatë printimit letra bllokohet në printer, veprojmë si më poshtë:1. fikim printerin; identifikon problemet që mund të lindin gjatë printimit të një dokumenti; ushtrohet në aktivitetin praktik dhe në punën në grup. Problemet gjatë printimitShkruani një ese të shkurtër rreth pushimeve tuaja të preferuara. Eseja të mos jetë më shumë se 1 faqe A4 dhe të përmbajë tabela, shifra ose fotografi nga pushimet tuaja. Përpiquni të krijoni një grafik, ku të vendosni shtetet ose qytetet ku keni qenë, sipas largësisë dhe sipërfaqeve të tyre. Më pas, printojeni këtë dokument (esenë bashkë me grafikun) dhe vendoseni në portofolin tuaj.Ndonjëherë, gjatë printimit mund të dalin probleme, p.sh. bllokohet një faqe, mbaron boja e printerit etj.Aktivitet

