Page 34 - Demo
P. 34


                                    32TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT Përpara se ta pastrojmë printerin nga bllokimi i letrës, sigurohemi që të jetë i fikur. Në të kundërtën, printeri mund të dëmtohet.A. Në laboratorin e Informatikës kontrolloni për ndonjë kompjuter ose printer që nuk punon. Diskutoni me mësuesin/en për të identifikuar problemin që mund të ketë njëra nga këto pajisje.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________B. Bëni një listë të problemeve të njëjta që mund të ketë pasur kompjuteri apo printeri juaj në shtëpi.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________C. Renditni në listë problemet që ju mendoni se mund t’i zgjidhni lehtësisht, pa ndihmën e mësuesit/es.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________D. Përditësojeni listën tuaj me probleme që mund të hasni gjatë orëve të mësimit në laborator. ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________E. Renditni aty hapat kryesorë të zgjidhjes së problemeve. Përdorni Internetin për të mbledhur sa më shumë informacione rreth problemeve që hasen gjatë printimit të dokumenteve.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Ide për punë praktike2. hapim kapakun e printerit;3. heqim me kujdes letrën e ngecur në printer, duke e tërhequr nga jashtë. Nëse letra griset, pastrojmë printerin nga copat e mbetura prej saj; 4. mbyllim kapakun e printerit dhe e ndezim atë. Sigurohemi që drita e Paper Out-it nuk ndizet e fiket dhe që drita e Pause-s është e fikur.Vendosja e bojës në printer (video-shpjegim në CD)Printerat na sinjalizojnë për mbarimin e bojës së tyre nëpërmjet mesazheve paralajmëruese. Pothuajse të gjithë printerat e rinj kanë një tregues të nivelit të bojës, i cili na paralajmëron kur boja është drejt mbarimit. Megjithatë, nuk duhet të nxitohemi që ta zëvendësojmë atë menjëherë. Në rast se shkrimi apo grafiku në fletën e printuar nuk duket qartë ose printeri ndalon, duhet të vendosim bojën e re. Për vendosjen e bojës na ndihmojnë udhëzimet e manualeve të përdorimit të printerit.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38