Page 37 - Demo
P. 37


                                    35Nxënësi/ja:3.1 përdor programet e e-mail-it; menaxhon adresat elektronike të kontakteve në e-mail.E-mail-i dhe shërbimet e lidhura me të (A)Çfarë është e-mail-i? Ana dëshiron t’i dërgojë një mesazh urimi shoqes së klasës, por nuk ia mban mend adresën e e-mail-it. Çfarë duhet të bëjë Ana? Si mund ta gjejë ajo adresën elektronike të shoqes së saj? Po ju, si veproni në raste të tilla? RikujtimE-mail-i është një nga shërbimet më të përdorura në Internet. Për të pasur një adresë elektronike, çdo përdorues duhet të regjistrohet dhe të hapë llogarinë e tij. Kjo llogari, në rastet e adresave personale, hapet kryesisht në Google, Yahoo, Hotmail, por edhe në shumë website të tjera që ofrojnë këtë shërbim.Adresa e e-mail-it, ashtu si dhe adresa e shtëpisë, duhet të jetë unike. Në shumicën e rasteve, nga dy shkronjat e fundit të adresës së e-mail-it dallohet edhe emri i shtetit ku është hapur llogaria e përdoruesit, për shembull: al (Shqipëri); us(Shtetet e Bashkuara të Amerikës); ca (Kanada); fr (Francë); it (Itali) etj. Ndryshe nga adresa e shtëpisë, adresa e e-mail-it nuk identifikon vendin ku jeton përdoruesi. Ky është dhe një nga opsionet që të ofron bota virtuale.Programet e e-mail-itPër të menaxhuar adresën e e-mail-it nevojiten programe. Megjithatë, tani e dimë se si të hapim një adresë e-mail-i, të dërgojmë dhe të lexojmë mesazhet në Inbox. Gjithashtu dimë se për të përdorur e-mail-in, ne kemi shfrytëzuar një nga këto programe: Thunderbird, Gmail, Yahoo, Outlook, Outlook Express etj.Aktivitet
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41