Page 39 - Demo
P. 39


                                    37Nxënësi/ja:3.2 menaxhon listën e kontakteve; përzgjedh mënyrat më të përshtatshme për të komunikuar; njeh disa shërbime argëtuese, si E–Greetings.Lista e kontaktevePër t’i përdorur në çdo kohë adresat e e-mail-it të njerëzve që njohim, duhet që t’i ruajmë ato bashkë me emrin dhe mbiemrin në kontaktin përkatës. Në shumicën e rasteve, bashkë me e-mail-in që vjen në Inbox,gjendet dhe adresa elektronike e dërguesit. Kur kjo adresë nuk është në listën tonë të kontakteve, shfaqet një dritare, e cila pyet nëse duam ta shtojmë atë. Në qoftë se duam ta shtojmë te kontaktet, veprojmë në këtë mënyrë: 1. tek ikona People klikojmë New;2. në dritaren që shfaqet, plotësojmë sipas radhës të dhënat e kontaktit të ri (emër, mbiemër, adresë e-mail-i, numër telefoni etj.);3. në fund klikojmë Save.Kur njëri nga kontaktet ndryshon ndonjë të dhënë, p.sh. adresën e e-mail-it, atëherë këtë ndryshim mund ta bëjmë te People, duke klikuar mbi kontaktin përkatës dhe më tej tek Edit.Krijimi i grupitMe kontaktet që kemi në listën tonë të Outlook-ut mund të krijojmë disa grupe, bazuar në raportet që kemi me çdonjërin prej tyre. Kështu, një grup mund ta formojmë me anëtarët e familjes, grupin tjetër me shokët dhe shoqet e klasës, apo edhe me bashkëmoshatarët e klubit të futbollit ose të volejbollit. Për krijimin e një grupi të tillë veprojmë si më poshtë:1. shkojmë te rubrika People dhe klikojmë te shigjeta pranë New;2. klikojmë te New group; 3. shkruajmë brenda dritares Group name emrin e grupit që do të formojmë;4. tek Add member shtojmë emrat bashkë me adresat përkatëse që kemi në listën e kontakteve; 5. pasi e kemi plotësuar grupin tonë, klikojmë Save. E-mail-i dhe shërbimet e lidhura me të (B) Ana e gjeti adresën elektronike të shoqes së saj, por tani i ka dalë një problem tjetër. E-mail-i i saj është shumë i thjeshtë, nuk ka figura, ngjyra dhe as ndërveprim. Si t'ia bëjë Ana për t'i dërguar shoqes një e-mail të bukur? Duke hulumtuar në Internet dhe me ndihmën e mësuesit/es, gjeni mënyra dhe shërbime të ndryshme që mund t'ia sugjeroni Anës për ta bërë e-mail-in e saj argëtues.Aktivitet
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43