Page 40 - Demo
P. 40
38TEMATIKA 3 KËRKIMI NË INTERNETMënyrat e komunikimitMes shumë shërbimeve, Interneti na ofron edhe shërbimin Instant Messaging (mesazhet e menjëhershme), i cili mundëson gjithashtu shkëmbimin e mesazheve midis përdoruesve në kohë reale. Për të përdorur këtë shërbim, së pari duhet të instalojmë njërin nga këto programe: Skype IM, Windows Live Messenger, Yahoo! Messenger ose Google Talk.Për të parë se si funksionon Yahoo! Messenger, veprojmë si më poshtë:1. shkarkojmë dhe instalojmë Yahoo! Messenger nga in.messenger.yahoo.com;2. klikojmë dy herë tek ikona e programit të instaluar, ose e hapim atë nga Start/ All Programs/ Yahoo! Messenger;3. vendosim emrin e përdoruesit, fjalëkalimin dhe klikojmë te Sign in;Messenger-i është gati për t’u përdorur.Për më tepër informacion referoju CD-së, dosja 3, mësimi 2. Tashmë, Drini e ka organizuar shumë mirë listën e kontakteve dhe mund t’u shkruajë në çdo kohë shokëve apo të afërmve të tij. Shpeshherë, ai dëshiron të komunikojë më gjatë me miqtë e tij, por e-mail-i nuk i duket shumë i përshtatshëm. Po ju, si veproni në raste të tilla?Duhet të kemi parasysh që komunikimi që ofron ky shërbim bëhet vetëm midis përdoruesve që njihen me njëri-tjetrin. Pra, përpara se të nisim bisedën virtuale, duhet të sigurohemi që emri i bashkëbiseduesit është i regjistruar në listën e kontakteve. UshtrohuE vërtetë apo e gabuar?a. Ne mund të organizojmë grupe në e-mail-in tonë, duke përzgjedhur kontaktet e ruajtura aty.b. Instant Messaging është një tjetër shërbim që ofron Interneti, i cili nuk ka asnjë ndryshim nga e-mail-i.c. Yahoo Messenger instalohet automatikisht në kompjuterin tuaj, porsa ju hyni në e-mail.Ne mund t'u dërgojmë miqve tanë urime të ndryshme në formë kartolinash, videosh etj. Për këtë navijnë në ndihmë shumë faqe web me përmbajtje argëtuese. Disa prej tyre janë: http://www.egreetings.com; http://www.123greetings.com; http://www.americangreetings.com.Hap njërën nga faqet e mësipërme, p.sh. 123greetings. Përzgjidh llojin e kartolinës që të pëlqen dhekliko Send. Në dritaren që hapet, kliko mbi kontaktin të cilit dëshiron t’i dërgosh kartolinën.AktivitetAktivitet

