Page 41 - Demo
P. 41


                                    39Nxënësi/ja:3.3Informacioni në InternetSot, nevoja për t’u informuar nëpërmjet Internetit është mjaft e madhe. Për qëllime të ndryshme, shumë nga informacionet që gjejmë aty, ne mund t’i shpërndajmë drejt miqve tanë apo edhe t’i ruajmë në kompjuterin tonë. Në vitin 2011, një studim i agjencisë GO-Gulf analizoi se çfarë ndodhte në Web gjatë 60 sekondave. Rezultatet e këtij studimi paraqiten shkurtimisht në figurën përbri.Hedhja e informacionit në InternetZakonisht, institucionet apo kompanitë e mëdha kanë një rrjet të përbërë nga shumë servera, ku ato ruajnë të gjitha materialet, një pjesë të së cilave mund t’i bëjnë publike në Web. Ndërsa ne nuk e kemi këtë mundësi. Megjithatë, mund të shfrytëzojmë fare mirë Internetin për të hedhur materialet tona. Shërbimet që na e mundësojnë këtë gjë janë: Cloud Computing dhe Online Sharing.Cloud Computing është një teknologji që përdor Internetin dhe serverat qendrorë për të ruajtur të dhëna dhe aplikacione. Nëpërmjet kësaj teknologjie, çdo përdorues mund të hedhë të dhëna, të ketë të drejtë veprimi në skedarë dhe në programe të ndryshme, pa qenë nevoja t’i instalojë ato në kompjuter. Disa nga aplikacionet e Could Computing janë: ThinkFree, Google Apps, Google Drive, dhe Microsoft Office 365.Online Sharing është një shërbim që siguron ruajtjen dhe të drejtën për të vepruar mbi informacionet në Web, duke shfrytëzuar Cloud Computing. Këto informacione mund të jenë: dokumente, prezantime, video, fotografi etj. Përparësia e kësaj teknologjie është se të gjitha këto informacione nuk është e nevojshme t’i ruajmë në kompjuterin tonë. Disa nga programet më të njohura janë: OneDrive për dokumentet, Google photo për fotot, Youtubepër videot etj. njihet me shërbimet që ofrojnë ruajtjen dhe të drejtën për të vepruar mbi informacionet në Internet;  përdor këto shërbime për të vepruar online mbi informacione të ndryshme.Shërbimet e ruajtjes dhe të veprimit mbi informacionet në WebNa ndodh shpesh që të kërkojmë në Internet informacione të ndryshme në lidhje me detyrat që na kërkohen. Në disa raste, ne dëshirojmë që punët apo materialet tona t’i hedhim në faqe të ndryshme të Web-it. A dini ndonjë mënyrë për ta bërë këtë? Diskutoni me mësuesin/en dhe shokët në klasë. Aktivitet
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45