Page 43 - Demo
P. 43
41Nxënësi/ja:3.4Metodat e kërkimitNë mënyrë të përmbledhur, mund të themi që kemi tri forma bazë të kërkimit në Web:• Motorët e kërkimit• Direktoritë Web• Portalet WebMotorët e kërkimit janë programe të krijuara për të kërkuar informacione në Web. Këto informacione kërkohen nëpërmjet fjalëve kyçe ose kombinimeve të fjalëve që plotësojnë kriterin e kërkimit. I gjithë ky proces vijon si më poshtë:1. motori i kërkimit shqyrton të gjitha dokumentet që ndodhen në Web dhe gjen ato të duhurat, duke u bazuar në fjalët kyçe që janë dhënë;2. pas kësaj, për një kohë shumë të shkurtër, motori bën vlerësimin e rezultateve sipas disa kritereve dhe i shfaq ato në monitor. Faqet web që kanë rezultatet më të mira, renditen të parat.Direktoritë Web janë website që përmbajnë të dhëna të klasifikuara sipas temave të caktuara. Këto të dhëna lidhen me websitetë tjera. Në ndryshim nga motorët e kërkimit, klasifikimi i të dhënave në direktori bëhet nga njerëzit. Të dhënat ose informacionet e ndryshme janë të organizuara në mënyrë hierarkike. Kërkimi nuk mund të bëhet me fjalë kyçe, por duke ndjekur kategoritë përkatëse brenda faqeve web të direktorive.Portalet Web janë një kombinim i të dyja metodave të mësipërme. Ato kanë nga një motor kërkimi dhe direktori të ndara sipas kategorive.Përveç këtyre metodave të njohura të kërkimit ka edhe disa të tjera, si: metamotorët, motorët e specializuar të kërkimit dhe mjetet e kërkimit në thellësi, të cilat përdoren vetëm për qëllime specifike.Metodat e kërkimit në WebBora kërkon të përzgjedhë disa nga informacionet më kryesore mes shumëllojshmërisë së tyre në Internet. Asaj i duhet t’i gjejë ato nëpërmjet disa metodave më të avancuara të kërkimit. A njihni ju metoda të tjera, të ndryshme nga ato që keni mësuar më parë?Aktivitet kërkon informacione në Internet nëpërmjet metodave të ndryshme; njihet me konceptin Homepage.

