Page 45 - Demo
P. 45
43Nxënësi/ja:3.5 mëson për rreziqet që mund të ndeshë gjatë punës në Web; dallon përmbajtjet digjitale legale nga ato ilegale.Rreziqet e Web-itWeb-i është plot me faqe dhe software dashakeqe, të cilat mund ta dëmtojnë rëndë kompjuterin. Viruset mund të jenë të pranishme në çdo faqe, duke filluar nga reklamat që shfaqen si pop-up-e të bezdisshme, të cilat janë të dukshme, deri te format më të avancuara (të padukshme) të ndërhyrjeve në Internet, të cilat mund të shkatërrojnë sistemin operativ të kompjuterit tonë.Shumë browser-a ofrojnë mundësinë për të identifikuar faqet e pasigurta. Çdo ditë, nëpërmjet tyre zbulohen deri në mijëra faqe të rrezikshme, shumë prej të cilave janë faqe zyrtare web të komprometuara. Si rrjedhojë, rezultatet e sigurisë ndryshojnë vazhdimisht.Kujdesi gjatë kërkimit në WebRezultatet e kërkimit në Internet janë të shumta, por a janë ato gjithmonë të sigurta? A është e rrezikshme të klikojmë në site të ndryshme? Ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni përballur me diçka të pakëndshme gjatë kërkimit tuaj në Web?• Vizito vetëm faqe të besuara, të cilat kanë certifikatë sigurie.• Shmang në mënyrë kategorike çdo faqe me përmbajtje për të rriturit dhe të gjitha reklamat e këtij lloji. • Bëj kujdes kur jep të dhënat personale gjatë blerjeve online.• Bëj kujdes kur shkarkon një material, veçanërisht nëse përdor programin Download Manager.• Është më e sigurt të lundrosh në hapësirat web që fillojnë me HTTPS, sesa në ato që nisin me HTTP.Këshilla për të qenë i sigurt gjatë kërkimit në WebAktivitet

