Page 47 - Demo
P. 47
45Nxënësi/ja:3.6 njihet me skemën bazë të ndërtimit të Internetit; kupton strukturat URL dhe URI.Struktura e InternetitNëpërmjet Internetit lidhen shumë rrjete, të cilat shkëmbejnë lirisht informacion midis tyre.Në fakt, këto rrjete lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë hierarkike, nëpërmjet pajisjeve specifike, si Switch dhe Router, të cilat së bashku me serverat dhe WorkStations përbëjnë shtyllën (Backbone) e Internetit.Struktura e Internetit është dhënë më e detajuar në figurën e mësipërme, në të cilën paraqitet një shembull specifik.Në këtë figurë shohim dy kompjutera: njëri i përket kompanisë A në Shqipëri dhe kompjuteri tjetër, kompanisë B në Nju Jork të ShBA-së. Për të realizuar këtë lidhje, kompjuteri dërgon informacionin te router-i i kompanisë, i cili e transmeton te router-at e një niveli më të lartë dhe këta të fundit, në Backbone-n e Internetit. Vija blu tregon rrugën e dërgimit të informacionit nga një kompjuter i kompanisë A, në një kompjuter të kompanisë B, ose anasjelltas.Po si gjenden materialet në Web, kur Interneti është një rrjet me kaq shumë elemente?Çdo material duhet të ketë një adresë unike. Kjo adresë ndërtohet duke vendosur të gjitha elementet e rrugës sipas hierarkisë, për të arritur te materiali i kërkuar. Struktura e InternetitMësuesja e Gjeografisë ka hedhur në Internet një përmbledhje të pesë kapitujve të fundit, mbi të cilën nxënësit do të orientohen për testimin e ardhshëm. Ajo i ka dërguar në e-mail secilit prej tyre linkun përkatës. Po ju, a dini t'i dërgoni një link dikujt në adresën e e-mail-it?Aktivitet

