Page 48 - Demo
P. 48
46TEMATIKA 3 KËRKIMI NË INTERNET1. Rretho shprehjen e saktë.a) Interneti lidh shumë rrjete ndërmjet tyre.b) Router-at nuk janë pajisje që përfshihen në skemën e ndërtimit të Internetit.c) Nëpërmjet Internetit, dërgimi i informacionit nga një kompjuter te tjetri bëhet në mënyrë hierarkike.2. Trego nëse shembujt e mëposhtëm janë URL apo URN: • http://example.com/mypage.html • /other/link.html• urn:isbn:0451450523. • mailto:user@example.com • http://example.com/resource?fool=bar#fragment • urn:publishing:bookUshtrohuGjej të gjitha rrugët që lidhin kompjuterin A me kompjuterin B.Adresat në WebURL (Uniform Resource Locator) është një adresë, që specifikon vendin e një skedari në rrjet dhe mënyrën për ta marrë atë. Renditja e elementeve të URL-së bëhet në këtë mënyrë: emri i protokollit://emri i serverit/rruga për te faqja web. Le t’i shohim konkretisht elementet që përbëjnë URL-në:Shembull: Jepet URL-ja: http://www.server.com/main/folder/resource.html1. http tregon llojin e protokollit të përdorur në Internet. Ky protokoll është i implementuar në browser dhe shërben për të marrë dokumentin nga serveri përkatës. Në klasat më të larta do të mësojmë më shumë rreth këtij protokolli dhe mënyrës se si funksionon ai.2. www.server.com tregon emrin e web-serverit ku ndodhet faqja web.3. main/folder tregon vendin ku është ruajtur faqja web në web-server.4. resource.html tregon emrin e skedarit që kërkohet.URI (Uniform Resource Identificator) është adresa që identifikon një element, qoftë ky edhe skedar, i cili mund të përmbajë tekst, figura etj. URL-ja është një nënbashkësi e URI-së, e cila identifikon një skedar brenda një vendndodhjeje të caktuar ose, thënë ndryshe, rrugën për të gjetur këtë skedar.URN (Uniform Resource Name) është një adresë që identifikon vetëm emrin e një elementi (apo skedari) në një vendndodhje të caktuar. URN përbëhet nga dy elemente. I pari është identifikuesi i llojit të emrit (p.sh., në rastin e një libri, mund të kishim ISBN-në e tij, i cili është një kod identifikimi universal). Elementi i dytë është identifikuesi i vetë elementit, pra për cilin emër konkretisht bëhet fjalë (p.sh., urn: ISBN: 0451450523).Adresa URI, krahas URL-së dhe URN-së, përfshin edhe forma të tjera të identifikimit të materialeve në Web.

