Page 49 - Demo
P. 49


                                    47Nxënësi/ja:3.7Të gjithë duam të përdorim shërbimet e Internetit, por çfarë fshihet mbas këtyre shërbimeve? Si realizohen ato?HTMLFaqet web shkruhen në një gjuhë specifike, e cila quhet HTML(HyperText Markup Language). Fjala hypertext i referohet pikërisht pjesës së tekstit që tregon link-et, të cilat lidhin faqe të tjera. Ndërsa markup language i referohet një stili të të shkruarit dhe të shfaqjes së informacionit brenda një dokumenti të shkruar.Një dokument HTML përbëhet nga teksti dhe Tag-et HTML. Tag-et janë komanda të shkruara, që tregojnë se si duhet të formatohet dokumenti.HyperlinksTashmë e dimë që një faqe web mund të shihet vetëm nëpërmjet browser-ave. Po çfarë përmbajnë faqet web? Brenda çdo faqeje ka tekst, link-e që tregojnë vendin e skedarëve multimedialë, si figura, audio dhe video, si edhe link-e që lidhin një faqe me një ose me shumë faqe të tjera. Këto link-e quhen Hyperlinks.Përbërësit e Web-itDy janë përbërësit kryesorë të Web-it: Client-i dhe Serveri.1. Web Client-i mund të jetë një laptop ose kompjuter personal, i cili ka të instaluar një browser. Browser-i ka të implementuar protokollin HTTP, i cili shërben për të komunikuar me web serverin.2. Web Serveri është një server, i cili gjithashtu ka të implementuar protokollin HTTP. Funksionet kryesore të tij janë: ruajtja, procesimi dhe paraqitja e faqeve web sipas kërkesave të klientit. Faqet webruhen në web serverat e ndërlidhur në të gjithë botën.Si funksionon Web-i?A e keni pyetur ndonjëherë veten se si ka mundësi që faqet web apo fotografitë e miqve tuaj shfaqen aq lehtë në monitorin e kompjuterit? Funksionimi i Web-it njihet me elementet e nevojshme për krijimin e faqeve të Web-it dhe ruajtjen e tyre në server.AktivitetRikujtimWWW (World Wide Web) është një sistem faqesh të ndërlidhura, të cilat përmbajnë shumëllojshmëri informacionesh dhe mund të hapen nëpërmjet Internetit.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53