Page 50 - Demo
P. 50
48TEMATIKA 3 KËRKIMI NË INTERNETPër të kuptuar se çfarë ndodh, le të ndjekim hapat e procesit të mëposhtëm:1. fillimisht shkruajmë URL-në e faqes web që duam në browser dhe shtypim Enter;2. browser-i e dërgon kërkesën tonë nëpërmjet Internetit tek webserveri (emri i web serverit është i specifikuar në URL);3. web serveri zotëron faqen e kërkuar HTML dhe ia dërgon klientit (pra, neve);4. browser-i shfaq në monitorin tonë faqen HTML të dërguar nga serveri.Për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh kur shtypim një URL në browser-in e kompjuterit, shohim figurën e mëposhtme. Rretho shprehjen e saktë.Në procesin e përdorimit të një faqeje web, cili nga veprimet e mëposhtme nuk mund të ndodhë?a) Klienti i dërgon web serverit një kërkesë për të parë një faqe web.b) Web serveri pyet klientin nëse dëshiron të veprojë mbi ndonjë faqe të caktuar.c) Komunikimi midis klientit dhe serverit bëhet nëpërmjet protokollit http.d) Serveri përgjigjet sa herë që klienti i dërgon një kërkesë. e) Klienti dhe serveri shkëmbejnë ndërmjet tyre kërkesat dhe përgjigjet, megjithëse nuk janë të lidhur me Internetin.UshtrohuSupozojmë që nëpërmjet kompjuterit tënd, dëshiron të veprosh mbi faqen https://en.wikipedia.org/wiki/Main Page. Përshkruaj në mënyrë të detajuar të gjitha etapat që ndodhin deri në shfaqjen e faqesweb në monitorin e kompjuterit. AktivitetFaqja e kërkuarKërkesëPërgjigjeWeb ServerFaqeHTMLFaqeHTMLFaqeFaqe HTMLHTMLDërgohet faqjaHTMLFaqeHTMLFaqeHTML

