Page 51 - Demo
P. 51
49Nxënësi/ja:3.8 mëson parimet bazë për krijimin e faqeve web; njihet me programet që mundësojnë shkrimin dhe redaktimin e një faqeje web; krijon një faqe web.Nëse duam të krijojmë një faqe web, duhet të kemi së pari një browser dhe një program për shkrimin dhe redaktimin e saj. Browser-i shërben vetëm për të parë faqen web, ndërsa për ta shkruar këtë faqe nevojitet një program që bën shkrimin dhe redaktimin e saj.Microsoft Word është një nga programet më të njohura të kësaj kategorie. Gjithsesi, në fushën e programimit përdoret kryesisht Notepad ++, i cili është editori më i thjeshtë. Krahas tij ka edhe editorë të tjerë, si Sublime Text dhe Visual Studio Code, që mundësojnë shumë më tepër funksionalitete.Për të hapur programin Notepad++ veprojmë në këtë mënyrë:1. shkojmë te Start/All Programs, klikojmë Accessories dhe zgjedhim Notepad++;Krijimi i faqeve web2. kur faqja HTML hapet si në figurë, shkruajmë kodin e mëposhtëm duke patur parasysh;3. klikojmë në rubrikën File dhe në Save As zgjedhim vendin ku do të ruajmë skedarin;4. në dritaren e hapur Save Asshkruajmë emrin që duam t’i vëmë skedarit, ndërsa tek Extensionzgjedhim llojin e tij, p.sh. “.html”.Pyetini shokët në klasë nëse ndonjëri prej tyre ka krijuar një faqe web. Nëse po, si ka vepruar për ta bërë të mundur këtë? Cilët janë hapat që ka ndjekur? Aktivitet

