Page 52 - Demo
P. 52
50Si ta shohim faqen web?Për të parë faqen tonë web mund të përdorim çdo lloj browser-i. Pas hapjes së browser-it, ndjekim këta hapa:1. klikojmë te vendi ku shkruhet URL dhe aty vendosim link-un e plotë të skedarit që ruajtëm;2. shtypim butonin Enter.Por mund të bëjmë edhe të kundërtën: klikojmë me të djathtën e mausit te skedari “.html” dhe tek Open With përzgjedhim browser-in që duam. Faqja jonë web do të shfaqet si më poshtë.1. Përse na duhet browser-i kur duam të krijojmë një faqe web?2. Jepni shembuj të programeve që nevojiten për të shkruar një faqe web.Ushtrohu3. E vërtetë apo e gabuar? V Ga) Notepad++ është një program që shërben për të ruajtur faqet web. b) Për të krijuar një faqe web, duhet të njohim gjuhën HTML. c) Faqen web që kemi krijuar, mund ta lexojë çdo përdorues tjetër dhe të veprojë mbi të. Krijoni faqen tuaj web në programin Word.Në faqen që do të krijoni, mund të trajtoni tema nga më të ndryshmet, për shembull: mënyrat e mobilimit të një apartamenti; rubrika me ese apo me kuriozitete të ndryshme. Njohuritë e përvetësuara gjatë këtij kapitulli do t'ju ndihmojnë shumë në punën tuaj. Kërkoni informacionet e duhura në Internet, duke përdorur fjalët kyçe dhe duke hapur gjithmonë faqe të sigurta. Gjatë realizimit të punës praktike mund t’ju dalin probleme të ndryshme, ndaj diskutoni me shokët e shoqet tuaja për zgjidhjen e tyre, apo për t’u marrë një mendim rreth faqes që po krijoni.Disa udhëzime që duhet t’i keni parasysh:1. formatoni tekstin dhe shtoni në të figura dhe tabela;2. ruajeni skedarin në formatin “.html” dhe hapeni atë duke përdorur browser-in.Ide për punë praktikeTEMATIKA 3 KËRKIMI NË INTERNET

