Page 55 - Demo
P. 55


                                    53Nxënësi/ja:4.1 krijon blogun e vet dhe e menaxhon atë; publikon materiale në blog dhe në wiki.Format e komunikimitRoli i Internetit në jetën tonë është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për t’u lidhur dhe komunikuar me njëri-tjetrin, por edhe për mundësitë që ofron në publikimin e informacioneve të shumta që u përkasin fushave të ndryshme, si art, shkencë, arsim, sport etj. Format e komunikimit dhe të transmetimit të informacionit në Internet ndahen në: sinkrone (komunikim në kohë reale) dhe asinkrone (e kundërta). Ndër format më të rëndësishme të komunikimit në Web mund të veçojmë:• Grupet e diskutimit apo forumet (asinkrone). Këto janë websitenë të cilat pjesëmarrësit hedhin pyetje/përgjigje dhe shkëmbejnë opinione rreth një teme të caktuar.• Lista e difuzionit (asinkrone), në bazë të së cilës bëhet përhapja e informacionit në adresat e e-mail-it që janë të regjistruara në të. Në server, kjo listë ruhet (memorizohet) me një emër të caktuar dhe kur një nga anëtarët e saj i dërgon serverit një e-mail me emrin e listës, ky i fundit e shpërndan te të gjitha adresat që përmban lista.• Lidhja telefonike (VoIP phone, VoLTE etj.) nëpërmjetInternetit (sinkrone). Interneti ofron mundësinë e transmetimit të zërit, sigurisht, jo me të njëjtën cilësi si në një shërbim telefonik. Kështu, mjafton që të kemi të instaluar në kompjuter një program të posaçëm për komunikimin telefonik, si dhe pajisjet e duhura: kufjet, mikrofonin. Në këtë mënyrë mund të komunikojmë lirisht edhe me zë me të gjithë miqtë tanë.• Blogu (formë asinkrone), i cili është një format komunikimi dhe publikimi informacionesh.• Formati “RSS” (Really Simple Syndication) përdoret kryesisht nga website-t që duan të përhapin te një numër i madh vizitorësh të rejat më të fundit, si lajme apo informacione të tjera që lidhen me aktualitetin. Komunikimi dhe publikimi i informacioneve në InternetTashmë ne mund të komunikojmë me miqtë tanë nëpërmjet e-mail-it apo edhe Messenger-it, por të vetëdijshëm që Interneti mundëson një shumëllojshmëri shërbimesh, mbetemi kureshtarë të dimë nëse ka edhe forma të tjera komunikimi. Cilat mund të jenë ato dhe çfarë tjetër ofrojnë?Aktivitet
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59