Page 56 - Demo
P. 56
54TEMATIKA 4 PUBLIKIMI I INFORMACIONEVE DHE SIGURIA NË WEBÇ'është blogu?Weblog ose, siç emërtohet më shpesh Blog, është një website personal, i cili i lejon çdo përdoruesi të Internetit të publikojë në të informacione të ndryshme. Përparësia e këtij formati është se ai u ofron mundësinë ndjekësve të bloger-it të reagojnë ndaj artikujve të publikuar, duke e bërë në këtë mënyrë më ndërveprues dhe të pasur.Si krijohet blogu?Blogu, ashtu si çdo faqe web, përmban tekste, figura apo edhe link-e që na drejtojnë drejt website-ve ose blogjeve të tjera. Të gjitha këto ruhen në një server. Për të krijuar një blog nuk është e nevojshme të përdoret ndonjë gjuhë programimi, por mjafton të ndiqni këta hapa:• kërkoni në Internet website që e ofrojnë këtë shërbim (disa prej të cilave janë të renditura më poshtë);• pasi të keni zgjedhur website-n që parapëlqeni, hapni një llogari në të, duke plotësuar formularin e anëtarësimit;• në faqen e blogut të sapokrijuar hidhni materialin që keni përgatitur.Tashmë, blogu është gati për publikim. Website-t e host-imit (ruajtjes)Sot ekziston një numër shumë i madh hapësirash web, të cilat mundësojnë hapjen e blogjeve, hostimin dhe publikimin e materialeve tona në çdo kohë.• WordPress • Blog4ever • Blogger • BlogSpirit• Squarespace • CanalBlog • Cigogne • Blogger• Ghost • Overblog • Skyrock blog • Hosted WordPress• Kirby • Typepad • WordPress • FaistonblogNjë pjesë e website-ve i ofrojnë shërbimet e tyre kundrejt një pagese, por ka edhe të tjera që i mundësojnë ato falas. Ne mund të përzgjedhim mes tyre duke u nisur edhe nga shumëllojshmëria e temave (paraqitja) të blogut apo e funksioneve që website-i ofron.Publikimi në blogPër të publikuar një material në blog, mjafton të ndjekim udhëzimet e formularëve që gjenden në faqen e këtij formati. Kështu, nëse duam të publikojmë një tekst, figurë, video apo një koment, mund të klikojmë në ikonat përkatëse që shfaqen aty.Difuzimi (përhapja e informacionit)Për të bërë të mundur që blogu të shihet nga një numër sa më i madh vizitorësh, duhet të klikojmë butonin RSS (në faqen e blogut), në mënyrë që të aktivizohet një skedar RSS, i cili njofton në çdo kohë të gjithë ndjekësit e blogut për ndryshimet në të. Për më tepër informacion referoju CD-së, dosja 4, mësimi 1.

