Page 57 - Demo
P. 57


                                    55TEMATIKA 4 PUBLIKIMI I INFORMACIONEVE DHE SIGURIA NË WEBÇ'është wiki?Wiki është një faqe web, ku çdokush mund të krijojë apo modifikojë informacione, si dhe të shkruajë komente. Sigurisht, faqja më e famshme wiki është Wikipedia. Për ndërtimin e wiki-t duhettë zgjedhim platformën e duhur për hostim, ku më e njohura është Wikia. Ndjekim hapat e mëposhtëm:• hyjmë tek wikia.com (http://www.wikia.com/fandom); • klikojmë te Start a Wikiadhe shkruajmë emrin që duam t’i vendosim site-it tonë, p.sh. SiteIm. Në këtë rast, wiki do të ketë linkun www.SiteIm.wikia.com;• krijojmë llogarinë tonë dhe në Inbox do vijë një e-mail konfirmimi;• përzgjedhim temën apo formën (template) që do të ketë faqja jonë;• tashmë wiki është gati.1. E vërtetë apo e gabuar?a) Blogjet janë një formë komunikimi në Internet.b) Për ndërtimin e një blogu ndiqen të njëjtët hapa si në krijimin e faqes web.c) Interneti, përveç komunikimit me e-mail dhe messenger, mundëson transmetimin e zërit nga njëri përdorues te tjetri, ndaj ata mund të flasin në kohë reale.d) Forumet janë faqe, nëpërmjet të cilave njerëzit komunikojnë për një temë të caktuar.Ushtrohu2. Ndërto blogun tënd duke përshkruar të gjithë hapat që do të ndjekësh.Këshillë: Këtë ushtrim mund ta realizoni duke punuar në grup.
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61