Page 58 - Demo
P. 58
56Nxënësi/ja:4.2tregon kujdes në përzgjedhjen e fotografive apo të materialeve që do të publikojë, duke u këshilluar më parë me shokët, shoqet ose familjarët e tij/saj; nuk publikon fotografi që mund të cenojnë privatësinë e shokëve apo shoqeve të tij/saj.Nga pikëpamja teknike, blogjet dhe wiki-t janë shumë të lehtë për t’u krijuar, por përmbajtja e tyre është shumë delikate. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm e të matur para se të botojmë çfarëdolloj materiali në to. Kujdesi gjatë publikimit në InternetPërparësitë e komunikimit në Web janë të shumta, por në çdo rast duhet të kemi parasysh që këto të mira që na ofron Interneti të mos i shpërdorojmë. Kështu, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të matur kur dëshirojmë të publikojmë një fotografi ose video tonën në blog apo në wiki. Përpara publikimit të saj, duhet të këshillohemi me prindërit apo të afërm më të rritur nëse ajo që duam të bëjmë, nuk cenon privatësinë tonë. Po kështu, kur duam të publikojmë në blogun, wiki-n tonë apo edhe në faqe web një fotografi që nuk është e jona, atëherë duhet të shohim me kujdes nëse ajo ka shenjën e copyright-it (©). Në këto raste, duhet t’i merret leje personit përkatës për publikimin e saj, shoqëruar edhe me të dhënat e burimit nga e morëm. Komunikimi në Web është një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer informacione apo opinione. Por, pavarësisht përparësive që ai ofron, si mendoni, a mund të ketë të meta ose ndikim negativ mbi përdoruesit e Internetit?Aktivitet1. Materiali që ju publikoni, mund të shihet nga çdokush. Prandaj, përpara publikimit duhet të siguroheni që përmbajtja e tij nuk cenon privatësinë tuaj apo të një personi tjetër. Përndryshe, më pas mund të jetë shumë vonë për ta anuluar këtë veprim!2. Informacionet që mund të përmbajë një faqe blog, mund të jenë të pasakta ose të papërshtatshme për moshën. Kështu, përveç kohës që do t’ju merrnin për t’u lexuar, mund të ndikonin negativisht te ju.Disa nga të metat e blogut dhe të wiki-t

